E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistit Gennaro Gatusso i kthehet sot makina

Mesfushorit të ekipit të Milanit, Gennaro Gatuso do t'i kthehet sot makina e vjedhur në Tiranë. Automjeti i Gatussos, Range Rover u vodh në 2006-ën dhe është futur në Shqipëri nga një qytetar italian nëpërmjet Portit të Durrësit.
Makina e Gatussos u sekuestrua në 12 nëntor të 2009-ës nga zyra antitrafik në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe tashmë do t'i kthehet futbollistit të Milanit.
Makina ishte blerë nga një person nga Mamurrasi, ishte zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare (TR 0056 P).
Më 2 tetor 2006, mesfushori i Milanit dhe i përfaqësueses italiane kishte denoncuar vjedhjen e automjetit të tij me targën CW542YG.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›