E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në 2013-n, LSI rezultat më pozitiv se në zgjedhjet e 2009-s

Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatën një takimi me të rinjtë e forcës së tij politike është shprehur se në zgjedhjet e ardhshëm LSI do të marrë një rezultat disa herë më pozitiv se ai i 2009-s. Këtë bindje, Meta e ka mbështetur me argumenti se LSI është forcë pozitive dhe faktor konstruktiv në vend për integrimin.

Në zgjedhjet e fundit të 8 majit, LSI realizoi një rritje prej 50% të votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Jam i bindur se në zgjedhjet e vitit 2013 rezultati do të jetë disa herë më pozitiv sepse LSI ka treguar që është një fuqi pozitive, është një faktor konstruktiv e cila fuqizimin e saj e sheh si një kontribut për fuqizimin stabilitetit të vendit, si një kontribut për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit, është shprehur Meta.

Kreu i LSI-së më tej tha se kjo forcë politike është krijuar në emër të integrimit evropian të vendit dhe se do të jenë proceset integruese që sipas Metës do të sjellin bashkimin e hsqiptarëve.

Lidhur me reformën zgjedhore, Meta është shprehur se shpresonte që të përmirësime të cilat evitojnë çdo lloj kontestimi të mundshëm, sikurse ka ndodhur në të kaluarën. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›