Prokuroria dërgon në gjyq kryepolicin e Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha

Florenc Hoxha
Institucioni i akuzës, mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale në ngarkim të pandehurit Florenc Hoxha me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake të kryeqytetit, për konsumimin e dy veprave penale ndaj ish-punonjësve të Tatim Taksave të këtij institucioni, të cilët tashmë janë shkarkuar nga detyra.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, sipas të cilëve, Hoxha do të përgjigjet para Gjykatës së Shkallës së Parë për akuzat e Goditjes për shkak të detyrës dhe Fyerjes. Këto dy akuza, sipas dosjes me nr.1165 i pandehuri Hoxha i ka konsumuar në fillim të muajt Shtator 2011 brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës.
http://www.youtube.com/watch?v=AlhoC6vdzYE

Incidenti në bashki
Dy ish-punonjëset tashmë të Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, shtetaset A.Çobani dhe E.Duro më 9 Shtator 2011 kishin shkuar pranë zyrave ku kishin punuar prej vitesh, duke kërkuar arsyen e shkarkimit nga detyra. Dy ish-punonjëset për shkak se nuk pranuan të largoheshin nga ambientet e brendshme të Bashkisë, debatuan ashpër me kreun e Policisë Bashkiake, i cili përveç se adresoj drejt dy femrave fjalë fyese i largoi me dhunë nga ambientet e këtyre zyrave, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike në trup. Pritet që këtë dosje tashmë ta gjykoj, gjyqtari i vetëm i çështjes Petrit Çomo. /Flamur Vezaj/