Konflikti familjar, burri qëllon gruan me sopat

Foto ilustruese
Një konflikt familjar mes dy bashkëshortëve ka përfunduar me goditjen e gruas nga burri me sopat. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Hasan Prishtina.
Shqiponja Qershori ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar për në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar agresorin Ramiz Qershia. /F.S/