E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish të burgosurit politikë, 18 ditë në grevë urie

TIRANË- Prej 18 ditësh në grevë urie. Ish të burgosurit politikë, i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë për kërkesat e tyre. Ata deklarojnë se ndjehen të diskriminuar, në krahasim me shtresat e tjera shoqërore.

Njëri prej tyre shprehet se “Greva do të vazhdojë deri në vdekje, për tju treguar komunistëve se po vdesim duke kërkuar të drejtën, në sy të peshkaqenëve të sigurimit të shtetit”.

Ish të burgosurit politikë deklarojnë se është e turpshme që qeveria nuk tregon asnjë lloj interesi për ta.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›