Berisha vlerëson kontributin e policisë

Kryeministri, Sali Berisha në analizën e punës të policisë për vitin 2008 duke vleresuar punen e bluve gjatë vitit të fundit, kryeministri theksoi edhe kontributin e dhënë për proceset integruese te vendit. Berisha duke u drejtuar efektivave të policisë u shpreh se ata konsolidojnë forcën goditëse ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duke bashkëpunuar frutshëm me shërbimin informativ dhe Prokurorinë.Gjithashtu Kryeministri Berisha shtoi se viti 2009 është i viti i zgjedhjeve parlamentare dhe policia ka një detyrë të rëndësishme sepse policia është pjesë e procesit zgjedhor.Gjithashtu Berisha në fjalën e tij,vlerësoi si një problem shumë të rëndësishëm qëndrimin e autoriteteve dhe institucioneve përkatëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në ambientet e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. "Asnjëherë nuk duhet t'i lejojmë vetes të shkelmojmë dinjitetin e tjetrit. Kemi patur probleme jo të pakta me të miturit, por ne jemi të vetëdijshëm që i mituri çdo vendim që merr e ka të ndryshëm nga i rrituri. Kjo kërkon që ndaj tyre të ndiqet një praktikë krejtësisht e ndryshme, pasi mund të pësojnë edhe shok të tmerrshëm psikologjik dhe të shkojnë drejt akteve të tjera", tha Kryeministri, duke kërkuar që në raste të tilla policia të bashkëpunojë me psikologët.