Dekreti për Kodin të hënën në Kuvend
26/12/2008 Komisioni i Reformës Zgjedhore miratoi dispozitën kalimtare për datën e zgjedhjeve
Seanca e fundit parlamentare për këtë vit pritet të finalizojë në mënyrë përfundimtare Kodin e ri Zgjedhor. Pas konsensusit mes dy partive kryesore në vend mbi dekretin e Presidentit për ligjin elektoral, nuk mbetet gjë tjetër veçse miratimi i tij në Kuvend, duke mbyllur në këtë mënyrë debatin e tejzgjatur mbi këtë çështje. Edhe një herë tjetër Partia Socialiste dhe ajo Demokratike i rikthehen negaociatave për Kodin e ri Zgjedhor, duke iu përgjigjur kërkesës së Presidentit të Republikës për rishikimin e neneve që lidhen me përcaktimin e datës së zgjedhjeve me një dispozitë kalimtare. Pritet që seanca e datës 29 dhjetor të miratojë dispozitën kalimtare të propozuar dhe të miratuar nga Komisioni për Reformën Zgjedhore ligjin elektoral. Zvarritja e diskutimeve dhe marrja e një vendimi nga ana e Komisionit për Reformën Zgjedhore solli dhe rebelimin e Partisë Socialiste, e cila bojkotoi seancat parlamentare deri në momentin kur Kodi të kalonte në Kuvend. Por pas një kohë jo shumë të shkurtër, gati pas tri javësh, komisioni i dha zgjidhje kësaj çështjeje, duke diskutuar vetëm dekretin e kreut të shtetit dhe duke lënë jashtë propozimet e Lëvizjes Socialistë për Integrim. Meqenëse kjo seancë parlamentare është parashikuar të jetë e fundit për vitin që po lëmë pas pritet që ligjvënësit shqiptarë të urojnë njëri-tjetrin me miratimin e ligjit elektoral. Megjithëse nuk mund të pritet që konsensus mes partive të mëdha të mirëpritet nga partitë parlamentare që e kanë kontestuar pa ndërprerje një ligj të tillë, sidomos nenet që lidhen me administrimin e zgjedhjeve.
Propozimi
Kthimi i Kodit Zgjedhor nga ana e kreut të shtetit për rishqyrtim në Kuvend solli me vete dhe një marrëveshje të re mes dy partive kryesore në vend: PS-së e PD-së, që ranë në ujdi me njëra-tjetrën për çështjet mbi të cilat u kërkua saktësim juridik nga ana e Presidentit Topi. Sikundër dhe u publikua, arsyeja për të cilën kreu i shtetit nuk e dekretoi këtë ligj lidhej me dispozitën e nenit 9, pika 2 e tij, rregullim që sipas vlerësimit të Presidentit binte ndesh me nenin 8 të ligjit të ardhur për shpallje. Referuar një çështje të tillë, ekspertët juridikë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike propozuan që një përplasje e tillë të kalohet me një dispozitë kalimtare. Sipas këtij propozimi, asnjëri nga këto dy nene nuk do të ndryshohet, por përmes një dispozite ligjore të cilësohet se këto dy nene nuk do të merren në konsideratë nga ana e Presidentit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Miratimi
Pritet që javën e ardhshme Kuvendi të miratojë dhe propozimin e ardhur nga Komisioni i Reformës Zgjedhore lidhur me Kodin Zgjedhor. Seanca e datës 29 e këtij muaji do të mbyllë në mënyrë përfundimtare debatin për ligjin elektoral. Kjo për faktin se miratimi i tij bashkë me ndërhyrjen e re në ligj do t’i kalojë në respektim të procedurave ligjore sërish Presidentit, i cili tashmë është i detyruar që ta dekretojë atë, pavarësisht ekzistencës apo jo të ndonjë kontestimi nga ana e këtij institucioni mbi këtë ligj. Në të njëjtën kohë, edhe pse mes partive parlamentare rikthimi i Kodit të ri Zgjedhor nga ana e presidentit Topi u pa si një sinjal se do të rikuperonte atë pjesë të Kodit që është kontestuar me forcë nga “të vegjlit”, propozimi dhe qëndrimi i PS-së e PD-së nuk lë më shteg për debate. Kështu, seanca parlamentare e javës së ardhshme pritet të shoqërohet me debatet e fundit mes forcave kryesore dhe “të vegjëlve” në Kuvend.
Ultimatumi
Partia Socialiste një javë më parë i kërkoi Partisë Demokratike që të mbyllë sa më shpejt diskutimet për Kodin Zgjedhor. Sipas ultimatumit të socialistëve, Komisioni për Reformën Zgjedhore duhej të përfundonte punën për dekretin e Presidentit mbi Kodin Zgjedhor që javën e kaluar. Në këtë kundërt ligjvënësit socialistë do të bojkotonin seancat parlamentare deri në përfundim të kësaj çështjeje. Në të vërtetë deputetët socialistë, duke qëndruar të palëkundur në vendimin e tyre për të mbyllur sa më shpejt dhe në mënyrë përfundimtare Kodin e ri Zgjedhor, nuk morën pjesë as në seancën parlamentare ku u votua ligji i shumëdebatuar: ai i për pastërtinë e figurës. Po kështu, sikundër patën deklaruar, socialistët nuk toleruan që komisioni të diskutonte çështje të tjera përveç dekretit të Presidentit për Kodin Zgjedhor.
Vendimi i Komisionit të Reformës
I jep të drejtë Presidentit për Kodin
Komisioni i përkohshëm parlamentar i ngritur posaçërisht për të bërë ndryshimet në ligjin zgjedhor ka vendosur t’i japë të drejtë Presidentit të Republikës në lidhje me pikën që detyroi atë të kthente në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor. Në mbledhjen e fundit komisionerët kanë votuar pro dekretit të kreut të shtetit. Në këtë mbledhje, që u zhvillua dy ditë më parë, të gjithë deputetët kanë dhënë mbështetjen. Por përveç votimit për dekretin presidencial komisoinerët kanë miratuar edhe një dispozitë kalimtare, e cila i hap rrugën kreut të shtetit për të caktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në këtë mbledhje nuk janë marrë në shqyrtim amendamentet e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane për ndryshime të mëtejshme të Kodit Zgjedhor. Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Presidenti shkaktoi përplasje mes shumicës së djathtë dhe pakicës së majtë parlamentare, për shkak se kreu i qeverisë i kërkoi kryetarit të PS-së Edi Rama të pranojë amendamentet e propozuara nga LSI-ja. Komisioni i reformës u ringrit me votim në seancën plenare të javës së kaluar për të rishqyrtuar nenet e kontestuara nga Presidentit i Republikës. Vendimi i miratuar nga Kuvendi nuk përcaktonte asnjë datë si afat brenda të cilit ky komision do të ushtrojë mandatin e tij shtesë, pasi është Rregullorja e Kuvendit ajo që i lë si afat tetë javë kohë para se të paraqesë në Kuvend raportin e tij.
Data e zgjedhjeve
Komisioni i Reformës ka miratuar një dispozitë kalimtare, përmes të cilës i hapet rrugë Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Sipas këtij vendimi, pas miratimit të Kodit Zgjedhor dhe publikimit të tij në Fletoren zyrtare kreu i shtetit ka në dispozicion shtatë ditë kohë për të dekretuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Sipas dispozitës kalimtare, arritur me konsensus mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, Presidenti Topi duhet të zgjedhë si datë për mbajtjen e zgjedhjeve një nga dy të dielat e fundit të muajit qershor 2009. Kështu, nëse gjatë kësaj kohe nuk do të ndodhë asgjë që mund të tronditë ekuilibrat apo këtë konsensus, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 21 ose 28 qershor 2009. Kjo dispozitë është e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gafa e Topallit
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duket se ka harruar vitin në të cilin jetojmë aktualisht - 2008. Kjo vërtetohet shumë lehtë vetëm duke lexuar mesazhin e urimit, të shtypur në kartolinën që ajo u ka dërguar gazetarëve me rastin e festave të fundvitit. “Kuvendi i Shqipërisë, Kryetarja. Urimet më të mira për festat e fundvitit 2009! Jozefina Topalli Çoba”, - shkruhet në kartolinën e dërguar prej saj. Tani gjendemi në dhjetor të vitit 2008 dhe data sot shënon 26 dhjetor 2008. Festat e këtij fundviti janë ato të vitit 2008. Ndërkohë në mesazhet e të gjithë drejtuesve të institucioneve shtetërore saktësohet urimi vetëm për festat e fundvitit, pra të 2008-s, ose për vitin e ri 2009. Megjithatë, në faqen tjetër të kartolinës Topalli ka shkruar me dorë: “Gëzuar 2009!”.