Politika lëshon mesazhe për konsensus
26/12/2008 Urimet për Krishtlindjet
Krerët e shtetit dhe kryetarë partish politike kanë shfrytëzuar festën e Krishtlindjeve për të lëshuar mesazhe, në thelb të të cilave ishte kërkesa për konsensus në funksion të reformave dhe shtensionim të situatës. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka evidentuar bashkëjetesën tradicionale mes besimeve fetare në Shqipëri. Sipas tij, në festën e Krishtlindjeve duhen dhënë më shumë mesazhe paqeje, mesazhe për më shumë tolerancë, më shumë harmoni. “Religjionet kanë qenë gjithmonë pikë referimi dhe protagonistë të qetësimit të ujërave edhe në situatat më të vështira që ka pasur Shqipëria dhe kanë qenë misionare të forcimit të demokracisë në Shqipëri, kështu që kemi çfarë të mësojmë dhe kjo është një ditë e veçantë për ta dhënë këtë mesazh”, - tha ai.
Kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij ka uruar mirësi, shëndet dhe begati. I pyetur nëse këtë urim e jep edhe për konsensusin në politikë për sa u përket reformave, ai tha se “në tërësi kjo është ditë mirëkuptimi dhe unë dua që të bëj apel për mirëkuptim në të gjitha aspektet. Edhe një herë ju uroj gëzuar!”
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në mesazhin e saj dhënë nga Shkodra u ka uruar festën të gjithë të krishterëve, por edhe besimtarëve myslimanë e të gjithë shqiptarëve. Topalli ka nënvizuar se kjo festë është edhe më e bukur kur mendohet se Kosova është përfundimisht e pavarur dhe se Shqipëria ka përjetuar shumë arritje në udhën e saj të integrimit euroatlantik.
Urim për paqe, mirësi dhe shëndet ka përcjellë edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili i ka pritur Krishtlindjet fillimisht në Shkodër. Ndërkohë paraditen e djeshme ai ka uruar në Tiranë Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasin. Më së shumti ai ia ka dedikuar mesazhin e tij të pamundurve, të sëmurëve, të varfërve e të papunëve, duke i uruar shpresë dhe mirësi.
Bamir Topi
“Religjionet kanë qenë gjithmonë pikë referimi dhe protagonistë të qetësimit të ujërave edhe në situatat më të vështira. Kemi çfarë të mësojmë dhe kjo është një ditë e veçantë për ta dhënë këtë mesazh.”
Sali Berisha
“Le të falënderojmë Zotin në këtë ditë të madhe për të gjitha këto mirësi që kombi pati gjatë këtij viti. Kjo është ditë mirëkuptimi dhe unë dua që të bëj apel për mirëkuptim në të gjitha aspektet.”
Jozefina Topalli
“Është viti kur Kosova feston Krishtlindjet e pavarur, Shqipëria që ecën përpara me ratifikimin e MSA-së, me ratifikimin e protokollit në NATO, Shqipëria ecën me një rritje ekonomike prej 10%.”
Edi Rama
“Uroj shpresë dhe mundësi të gjithëve atyre që janë të varfër e të papunë, në një Shqipëri që jeton ditë të vështira dhe ku kemi nevojë të gjithë për një besim të ri, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat.”