E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen dy muaj para zgjedhjeve sekretarja e shkresës së ndarjes së mandateve

leftiSekretarja e përgjithshme e KQZ-së, Aljona Mansaku, ka dhënë dorëheqjen dy muaj para zgjedhjeve. Sipas Shqip, që bën të ditur lajmin, ajo pritet të punësohet në Ministrinë e Brendshme.

Mansaku u bë e famshme pak muaj më parë për ndarjen e mandateve të deputetëve, duke qenë se dërgoi në Kuvend një shkresë, me të cilën kërkonte që të lihej në fuqi ndarja e vjetër e mandateve. Kjo, në kundërshtim me ligjin, duke qenë se shkresa duhej të firmosej nga kreu i KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe zëvendësuesi i saj, Denar Biba. Pikërisht për të shmangur këtë të fundit, ka firmosur Mansaku.

Tashmë ajo pritet që të punojë në Ministrinë e Brendshme, aty ku duket se shkojnë të gjithë ata që i shërbejnë mazhorancës në KQZ, duke qenë se edhe Arben Ristani u emërua zëvendësministër në këtë ministri./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›