E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vlereson njohjen e Kosoves nga Arabia Saudite

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, pershendeti dje ne emer te qeverise vendimin per njohjen e Pavaresise se Kosoves nga Mbreteria e Arabise Saudite. Me ane te nje deklarate per mediat nga Pekini, kreu i ekzekutivit e konsideroi kete njohje si nje akt historik i Mbretit Abdullah ne marredheniet miqesore midis kombit saudit dhe kombit shqiptar. "Arabia Saudite ka dhene nje kontribut te madh ne ndertimin e Kosoves. Me njohjen e Pavaresise se Kosoves, Mbreti Abdullah dhe vendi i tij mik japin nje kontribut te ri madhor ne paqen dhe stabilitetin ne rajon", theksohet ne deklaraten e Berishes per kete ngjarje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›