Sulka: Pagesa e invaliditet eshte realizuar
Deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per dyfishimin e pageses se personave me aftesi te kufizuara, ka detyruar Ministrine e Punes te reagoje dhe te publikoje shifrat e sakta, qe jepen per keta persona. Zv/ministri i Punes, Kastriot Sulka ka pohuar se nuk mund te premtohen per t'u bere ato gjera qe tashme jane realizuar. Sipas tij, aktualisht jane 128 mije persona me aftesi te kufizuara qe trajtohen nga shteti me pagese mujore 8.700 leke, ndersa ne vitin 2005 ky numer ishte 90 mije dhe merrnin 6.800 leke ne muaj. "Jam sot ketu me ju, per te bere nje analize te shkurter te zhvillimit dhe mbeshtetjen qe qeveria ka bere gjate kesaj periudhe, per personat me aftesi te kufizuar. Do te theksoja se shqiptareve nuk mund tu behen premtime qe tashme jane realizuar" ka pohuar zv/ministri Sulka. Sipas tij, te gjithe personat shoqerues per paraplegjiket dhe tetraplegjiket iu njihet koha e sherbimit prane te semureve si kohe punesimi dhe jane te siguruar plotesisht. Kjo sipas Sulkes, nenkupton pension pleqerie, barre-lindje, semundjet e ndryshme, aksidentet, periudhen e papunesise etj. "Do te doja te terhiqja vemendjen se paketa sanitare sot eshte 16 mije leke ne muaj dhe nuk ka ekzistuar fare ne vitin 2005, dhe ne kete pike jemi ne pamundesi krahasimi. Karburanti per nje person ne vitin 2005, ka qene 4 mije leke ne muaj kurse sot eshte 6 mije leke ne muaj, pra nje rritje ne masen 50 per qind" ka pohuar Sulka. Sipas tij, gjate ketyre kater viteve te fund eshte rritur edhe numri i personave, te cilet trajtohen me pagese invaliditeti, kujdestareve qe shoqerojne keta persona por edhe shtimit te pagesave te tjera, pervec pensionit baze. "Te gjitha pensionet, e invalideve te punes, semundjeve profesionale, aftesi e kufizuar jane indeksuar me 10 per qind duke sjelle nje rritje te pageses se tyre", ka nenvizuar Sulka. Ky i fundit ka vene dhe nje here ne dukje punen e bere gjate ketyre viteve, por edhe duke iu pergjigjur deklarates se dy diteve me pare te kreut te PS-se, i cili premtoi rritje deri ne dyfishim te pageses se pensioneve te invalideve dhe personave me aftesi te kufizuara.
Rritja e pageses per invalidet
Sa ishte Sa behet
6800 leke 8700 leke
Tetraplegjiket
6800 leke 9200 leke
Numri i kujdestareve
10 mije 14 mije
Numri i personave invalide
90 mije 128 mije
Rritja
Rritja e fundit e pageses se personave para dhe tetraplegjike eshte bere vetem nje muaj me pare pas nje proteste disa ditoreshe te tyre. Kane qene 4 ministra te cilet kane premtuar per plotesimin e kater kerkesave qe kishin paraqitur ky grup invalidesh
Rritja e pageses per invalidet
Sa ishte Sa behet
6800 leke 8700 leke
Tetraplegjiket
6800 leke 9200 leke
Numri i kujdestareve
10 mije 14 mije
Numri i personave invalide
90 mije 128 mije
Rritja
Rritja e fundit e pageses se personave para dhe tetraplegjike eshte bere vetem nje muaj me pare pas nje proteste disa ditoreshe te tyre. Kane qene 4 ministra te cilet kane premtuar per plotesimin e kater kerkesave qe kishin paraqitur ky grup invalidesh