Arabia Saudite, njeh pavaresine e Kosoves
Mbreteria e Arabise Saudite ka njohur dje zyrtarisht pavaresine e Kosoves, dhe konfirmoi njohjen e shtetit me te ri ne Ballkan. Zyrtarizimi i njohjes se pavaresise se Kosoves nga qeveria saudite u be dje ne oren 18:00. Kjo njohje do te thote shume per kete vend, i cili po punon gjithmone e me shume qe shtetet demokratike, te krijojne marredhenie me shtetin e ri kosovar. Me zyrtarizimin e njohjes, numri i shteteve qe kane marre kete vendim shkon ne 58. Por, ajo cka vjen pas kesaj njohjeje, do te thote akoma me shume per shtetin e ri. Pas njohjes se nje shteti te madh arab, sic eshte Arabia Saudite, i hapet rruga njohjes nga vendet e tjera te botes arabe, qe ne nje kohe mjaft te shkurter do te dergoje numrin e njohjeve ne 100, sic eshte edhe objekti i qeverise ne Kosove. Ne perputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosoves, dhe ne shenje respekti per vullnetin e popullit te Kosoves per ta fituar pavaresine, Mbreteria e Arabise Saudite njoftoi per njohjen e Republikes se Kosoves. "Ne shpresojne qe ky zhvillim do te kontribuoje pozitivisht ne permiresimin e sigurise dhe stabilitetit ne Kosove si dhe vendeve te saj fqinje", i ka thene nje burim i Ministrise se Puneve te Jashtme te Arabise, Agjencise se Lajmeve Shteterore te Arabise Saudite qe u citua dje nga "Express", ne Prishtine. Po ashtu gjate dites pritet edhe konfirmimi nga Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves. Arabia Saudite eshte shteti me i madh i regjionit te Azise Jugperendimore. Po ashtu, eshte edhe shteti qe ka nje ndikim shume te madh ne ate regjion. Arabia Saudite ndodhet ne ishullin e Arabise dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Ka dalje ne detin e kuq, dhe ne gjirin e Persise. Vendi eshte i njohur per qytete e shenjta te Mekes dhe Medines si dhe si vendlindje e fese islame. Ky vend eshte njeri nga shtet me te medha ne boten arabe, dhe rrjedhimisht edhe shteti me me ndikim ne ate pjese.