Elbasan, 101 qytetare marrin lejen e legalizimit
Nga dje 101 qytetare te Elbasanit, jane bere me prona te paluajtshme. Ata perfituan nga ligji i legalizimeve. Kryefamiljaret u paraqiten prane sporteleve te hipotekes per t'u pajisur me certifikaten e pronesise. Pak dite me pare zyra e ALUIZNI-it ne kete qytet, shperndau lejet e legalizimit. Ndersa certifikata e pasurise se paluajtshme, i ben ata pronare te perjetshem. Qytetaret shprehen mjaft te kenaqur pasi sic thone edhe vete, iu eshte realizuar nje enderr qe ata nuk e besonin. "Sot eshte nje dite e gezuar per ne" , shprehet qytetari Faik Myzyri. "Ky eshte nje premtim i madh i mbajtur, ndaj eshte nje dite mjaft e shenuar per ne dhe familjet tona", shtoi ai. Ndersa qytetari Nezir Bajrami ka nje falenderim te vecante per qeverine dhe gjithe stafin qe punoi per kete proces. "Kam nje falenderim te vecante per qeverine dhe gjithe njerezit qe u moren me kete pune. Kur nisem te benim dokumentet nuk e besonim". Perfaqesuesi i ALUIZNI-it ne Elbasan Hyqmet Zane u shpreh se, ky eshte momenti perfundimtar kur qytetaret behen pronare te ndertimeve te paligjshme. "Eshte nje moment i vecante per te gjithe ata qytetare, qe aplikuan per lejet e legalizimeve. Eshte momenti kur ata, pasi kane marre lejet e legalizimeve nga institucioni i ALUIZNI-it, tashme do te marrin edhe certifikaten e pasurise se paluajtshme nga institucioni i zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme, ose nga hipoteka sic e njohim. Eshte momenti perfundimtar dhe qytetaret duhet te kuptojne se ky eshte nje proces i ligjshem real, qe finalizon punen jo vetem te ALUIZNI-it, por edhe perpjekjet dhe kontributin e vete njerezve qe kane bere keto ndertime, shtoi ai.
F. Salliu
F. Salliu