Sundimi i mediokritetit
Nga Shkelzen Maliqi
Hezitimet e Kryeministrit Hashim Thaci rreth berjes se vleresimit te punes te ministrive dhe ndermarrja eventuale e ndryshimeve, sic i sugjerohet edhe publikisht, me duken te kuptueshme, edhe pse jo edhe te arsyetueshme.
Te kuptueshme, te pakten, per tri arsye.
E para, ai nuk e sheh te udhes, ose nuk ka sinjale te sakta per pasojat, qe te beje furtunen ne pushtetin ekzekutiv, perderisa koalicioni me LDK-ne eshte krejtesisht i patrazuar dhe i sigurt. Pse do te sfidonte kete rehati qe ka, duke rrezikuar provokimin e ndonje sherri ne PDK dhe sidomos me LDK-ne?
E dyta, partner i koalicionit, LDK-ja, eshte ne nje gjendje te ekuilibrave tejet te brishte te brendshem, dhe te prekesh cilindo nga ministrat e kesaj partie ne Qeveri do te mund te nxiste edhe nje ortek te ri percares, e kjo si pasoje do te kishte vetem forcimin dhe ridaljen ne skene e atij krahu te pakenaqur te lidershipit te LDK-se, qe ka qene shume me i lumtur ne koalicionin me AAK-ne dhe hapur ose tinez manifeston pakenaqesi me koalicionin aktual qeveritar. Kryeministri Thaci andaj edhe eshte i vemendshem qe te mos beje asgje te parakohshme dhe te panevojshme, qe ia con ujin ne mullirin e kundershtarit te tij te vetem serioz, Ramush Haradinajt. Kalimi i ish "reformistit" te LDK-se Blerim Kuci ne taborin e Haradinajt, e ben kete mundesi dhe brenge jo vetem te kuptueshme por edhe te prekshme.
Arsyeja e trete eshte paksa me spekulative, e ndoshta edhe nuk artikulohet qarte ne formen qe une do ta parashtroj ne kete koment. Brenga e radhes e Thacit ka te beje me problemin e zevendesimit te ministrave. P.sh. le te supozojme se Kryeministri tashme i ka bere vleresimet e punes te te gjithe ministrave dhe se ka vendosur edhe masen ndeshkuese per ata qe nuk e kane marre noten kaluese, qe t'i shkarkoje nga detyra. Ky edhe do te ishte nje epilog i pritur dhe i merituar per disa ministra qe vertet nuk kane treguar as vullnet e as aftesi qe te ndalin avazin e problemeve dhe ngecjeve te medha, te dukurive dhe proceseve te shumta negative dhe te demtimeve serioze dhe te patolerueshme te interesit publik.
Por, ne momentin e vendimit per shkarkim, Kryeministri do te duhej te ballafaqohej menjehere me problemin e emerimeve zevendesuese. A ka zevendesime cilesore per ministrat qe konsiderohen te deshtuar? Edhe pse ne Kosove ushqehet bindja se kemi mjaft kuadro profesionale dhe qe i plotesojne kriteret per poste te larta shteterore te profileve te larta, une nuk jam shume i sigurt se kjo bindje mund te argumentohet. Kosova, ne tri dekadat e fundit, ka pasur demtime shume serioze ne krijimin dhe 'mirembajtjen' e lidershipit dhe burokracise shteterore dhe te stafeve profesionale per sherbimet publike. Ne te gjitha fushat e qeverisjes, kemi ngecje, degradime dhe atrofine e autoritetit. Kjo shprehet, te marrim vetem tre shembuj te krizave qe tashme jane bere kronike, ne sistemin shendetesor dhe ne kulture, dhe ndoshta per nje shkalle me e ulet, edhe te sistemi i arsimit.
Me konkretisht, dilema eshte kjo: nese ka qene evidente per opinionin se Ministri i Shendetesise Alush Gashi nuk ka bere pothuajse asgje per te ndryshuar gjendjen e mjere te sherbimeve shendetesore, madje kemi pasur po ato afera dhe probleme qe kane qene prezente edhe me qeverite e meparshme, cila do te ishte alternativa per kete semundje kronike te shendetesise? Te gjesh nje minister tjeter ne vend te Gashit?
Ne qarqet shendetesore sigurisht se ka edhe njerez te ndershem dhe me aftesi profesionale, por kjo zakonisht nuk eshte kriter kualifikues per t'u bere minister i suksesshem, sidomos jo ne vendet ne fillimet e tranzicionit, sic eshte Kosova. Per profesionistet te afte nuk ekzistojne rrethanat promovuese te tyre; perkundrazi sistemi eshte kunder tyre. Mediokrit dhe matrapazet qe sundojne klinikat dhe institucionet shendetesore nuk lejojne avancimin e atyre qe kane talente profesionale, e edhe me pak te atyre qe kane edhe talente per menaxhim dhe lidership.
Nderkaq instanca vendimmarrese politike, ne kete rast Kryeministri, parimisht nuk eshte ne gjendje qe te nderhyje me autoritetin e tij politik, ne nje segment te ndjeshem ku ka nevoje per autoritet te administrimit medicinal. Te zeme se Kryeministrit i vijne ne tavoline 10 emra zevendesues per Ministrin e Shendetesise, me rekomandime te ndryshme "profesionale" dhe "politike". Por, ajo nga cka lengon sistemi aktual qeverises eshte mungesa e nje autoriteti te ndermjetem i cili do te garantonte se perzgjedhja nuk eshte mediokre dhe arbitrare. Pa kete autoritet te ndermjetem qe e kane shtetet e zhvilluara dhe ato qe mund t'i quajme shtete normale, Kryeministri Hashim Thaci nuk mund te jete aspak i sigurt se mos po e shkarkon Alush Gashin, ose cilindo minister tjeter, me nje tjeter i cili do te jete vetem klon i atij te zevendesuar, sepse edhe kandidatet zevendesues duhet te jane produkte te sistemit ekzistues, si inkarnacione te krizes dhe mediokritetit.
Shume me ashiqare sundimi i mediokritetit verehet ne Ministrine e Kultures, qe e ka drejtuar edhe personi qe ka deklaruar publikisht se nuk i ka lexuar as dy libra ne jeten e tij. Por, kriza e vete sistemeve qe duhet menaxhuar bllokon punen edhe te ministrave ose zyrtareve qe ne dukje jane me te afte, ose te pakten me profesionale. Keshtu, Ministri Valton Beqiri, apo Rektori Enver Hasani, ne fillim kane lene pershtypjen se jane me premtues dhe se kane vullnet per ndryshime, por edhe ata i ka gelltitur inercioni i krizes, sundimi i mediokritetit dhe mungesa e autoritetit te pakorruptuar.
Keto "arsyetime objektive" per hezitimin e Kryeministrit, per te cilin thuhet se megjithate ne seancen e mbyllur i ka qortuar fort ministrat e dobet, duke i kercenuar se heren tjeter nese vazhdojne avazin, nuk do te kete me debate por vetem shkarkime, nuk mund te merren si fakte qe ia sigurojne alibine e pafajesise. Si bartes i autoritetit qeverises per vendin, atij i bie pesha e te gjitha deshtimeve ne sigurimin e interesit publik.
Nese Kryeministri heziton qe te perdore autoritetin, rrezikon qe te behet edhe vete Kryeminister i mediokracise.