E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapercim i mosbesimit

Auron Dodi

Ne takimin e nivelit te larte te Organizates se Shteteve Amerikane, presidenti i SHBA, Barak Obama beri te ditur deshiren e tij per nje politike te re ndaj Amerikes Latine, e cila te bazohet mbi respekt dhe angazhim. Nen duartrokitjet e perfaqesuesve te 34 shteteve Obama foli per nje "partneritet te ri", ku nuk do te kete "partnere seniore dhe juniore", me te vjeter e te vleresuar, dhe te rinj. Synim duhet te jete intensifikimi i marredhenieve ekonomike, sigurimi i burimeve energjetike dhe nxitja e energjive alternative

Vec kesaj, Obama tha se ai synon nje fillim te ri, per "nje numer te madh temash" me Kuben. "Shtetet e Bashkuara kerkojne nje fillim te ri ne marredheniet me Kuben. Une e di, se do te jete nje rruge e gjate kapercimi i dekadave te mosbesimit, por ne mund te guxojme nje fillim te ri."

Obama tha se ka deshiren per afrim, pasi kishte deshtuar politika e meparshme e Uashingtonit per te forcuar lirine e kubaneve. Ai i ofroi udheheqjes kubane biseda per te drejtat e njeriut, lirine e shtypit dhe ekonomine. Pa sukses mbeten megjithate apelet e shteteve amerikanolatine, per ta hequr embargon disavjecare ndaj Kubes. Sic u be e qarte ne takim dhe sic i deklaroi stacionit televiziv NBC keshilltari kryesor ekonomik i Obamas, Larry Summers, eleminimi i embargos se vitit 1962 "eshte ende nje rruge e larget". Vendimtare eshte se cfare perparimesh ben Kuba. Obama tha se kishte urdheruar tashme lehtesi udhetimi per emigrantet kubane, per te shkuar ne atdheun e tyre dhe lehtesime te tjera te sanksioneve. Presidenti i Kubes, Raul Kastro ofroi te premten ne nje takim ne Venezuele per here te pare dialog me Uashingtonin per te drejtat e njeriut dhe lirine e shtypit: "Une u them SHBA: ne jemi te gatshem per te diskutuar per gjithcka: te drejta te njeriut, liri shtypi, te burgosur politike- vertet te gjitha. Por duhet te jene biseda midis te barabarteve, sovranitetit tone nuk duhet t'i vihet ne asnje menyre pikepyetje."

Sekretari i pergjithshem i Organizates se Shteteve Afrikane, Jose Miguel Insulza tha te shtunen se ai beson se Kuba megjithate do te ftohet ne takimin e ardhshem te shteteve amerikane pas tri vjetesh. Presidentja e Argjentines, Cristina Fernandez de Kirchner tha se eshte "paradoks" perjashtimi i metejshem i Kubes nga sistemi brendaamerikan me argumentin se ben pjese ne "polin sovjetik", gje qe rrezikon sigurine e kontinentit.

Te gjithe shefat e shteteve dhe te qeverive te kontinentit kerkuan me kembengulje krijimin e nje rendi te ri per te gjithe Ameriken, duke perfshire edhe Kuben. Edhe presidenti i Venezueles dhe kritiku me i ashper i SHBA, Hugo Chavez foli per "nje fillim te mire me hapa te mire" dhe se ka ndermend t'i rivendose marredheniet diplomatike me SHBA, te nderprera vitin e kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›