Berisha vlerëson rolin e partive shqiptare në Maqedoni
Kryeministri Berisha u takua sot, në Shkup, me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Gjatë takimit me Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të Maqedonisë Ali Ahmeti, Berisha diskutoi zhvillimet në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeministri përshëndeti kontributin që z. Ahmeti dhe BDI-ja kanë dhënë dhe japin në qeverisjen e këtij vendi. Ata u shprehën për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryeministri Berisha vlerësoi zhvillimet në kuadër të implementimit të marrëveshjes së Ohrit, si një dokument tepër i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi.
Kryeministri Berisha i shprehu gjithashtu z. Ahmeti falënderimet për organizimin e shkëlqyer të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që për shqiptarët shënon një ndër ditët më të ndritura të historisë kombëtare. Edhe z. Ahmeti, nga ana e tij, falënderoi Kryeministrin Berisha për ndihmën dhe angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për mbajtjen e aktiviteteve në kuadër të këtij 100 vjetori.
Gjatë vizitës në Shkup, Kryeministri Berisha u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë (PDSH), z. Menduh Thaçi. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve në të dyja vendet.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e të gjithë faktorit shqiptar në zhvillimet Maqedoni, si dhe rolin e kontributin e PDSH-së jo vetëm në qeverisje, por edhe tani në opozitë.
Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare e vlerëson shumë të rëndësishme implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet e bëra në këtë drejtim.
Kryeministri Berisha dhe kryetari i PDSH-së u ndalën edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në të dy vendet, zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri dhe ato presidenciale dhe për pushtetin lokal në Maqedoni, duke theksuar se mbeten të zotuar për të bërë çdo përpjekje për proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, duke nderuar kështu aspiratat dhe idealet e qytetarëve të lirë