Obama plan për të rimëkëmbur ekonominë
Uashington (start) Presidenti i ri amerikan, Barack Obama deklaroi sot se ekipi i tij po hartonte një plan stimulues për rimëkëmbjen e ekonomisë së trazuar, por shtoi se duhej vepruar shpejt për parandalimin e thellimit të krizës dhe të çrregullimit të çmimive.
"Nëse nuk veprojmë shpejt dhe me maturi, pjesa më e madhe e ekspertëve besojnë se do të humbim miliona vende pune vitin e ardhshëm", deklaroi Obama në fjalimin e tij të përjavshëm në një radio të demokratëve."Tani rrezikojmë të biem në një deflacion që mund të shtojë edhe më tepër borxhin tonë", shtoi Obama.
Një ditë pasi bursat pësuan rritje si pasojë e zgjedhjes Timothy Geithner në postin e sekretarit të Thesarit, Obama bëri një vlerësim të plotë të ekonomisë në fjalimin e tij më të hollësishëm që ka mbajtur, që kur fitoi zgjedhjet presidenciale më 4 nëntor.