E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana mirënjohëse ndaj deklaratës së GNN-së

Tiranë (Start)-Tirana zyrtare shpreh mirënjohjen pas deklaratës së një dite më parë në Bruksel lidhur me mbështetjen evropiane pro pavarësisë së Kosovës. Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti deklaratën e djeshme, në Bruksel, të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën. "Ministria e Punëve të Jashtme bashkohet me vlerësimin realist të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për progresin e dukshëm që ka bërë Republika e Kosovës në drejtim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor" thuhet në deklaratë.

Duke rikonfirmuar mbështetjen maksimale për autoritetet e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme i bashkohet qëndrimit "për vendosjen sa më shpejt të EULEX-it në tërë territorin e saj, si dhe angazhimit të shprehur qartë që ky Mision të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara, në zbatim të Planit Ahtisari, dhe me pëlqimin e plotë të autoriteteve zyrtare të Republikës së Kosovës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›