E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e Meta mbyllin fushaten elektorale ne konference per shtyp

48 orë përpara se qytetarët të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i PS-së dhe ai i LSI-së janë shfaqur në një konferencë për shtyp për të dhënë mesazhet e fundit për garën e 23 qershorit. 

Kanë mbyllur fushatën në një formë ndryshe, jo me një miting në shehsh të të gjithë koalicionit, por në një konferencë për mediat, duke shprehur bindjen në fitoren e 77 deri në 80 mandate. “Ne jemi koalicioni më i fortë, ku boshti PS-LSI është garancia e fitores. Është e vërtetë se asgjë nuk ka mbaruar. Edhe pse fushata ka marrë pamje fitore, do festojmë vetëm pas fitores, kur të vendoset vula përfundimtare. U drejtohemi gjithë mbështetësve në këto 48 orë që janë më të rëndësishme të fushatës, jo se do vendosin kundër qeverisë, por për të ardhmen. Si ne, si çdo zgjedhës, si çdo deputet, kemi një detyrë: të dyfishojmë votën. Kjo është garancia për fitore. Gjithsecili të sigurohet që të dielën ka të sigurt jo një, por dy vota. U lutem emigrantëve që nuk ia dolën të vijnë, port ë mos rreshtin së telefonuari familjarët e miqtë që të mos rrinë në shtëpi, por të votojnë”, u shpreh Rama. 
Sipas tij, PS dhe aleanca e majtë ka detyrën të garantojë pathyeshmërinë e votës. “Asnjë votë e partive të vogla të mos humbasë e të mos tjetërsohet. Ne do ia dalim të nxjerrim nga kutitë rezultatin që presim: 77-80 për aleancën. Ky rezultat duhet dalë i paprekur”, theksoi, kreu i PS. Nga ana e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta ftoi qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, duke i garantuar ato në mbrojtjen e votës.  “Kjo është mundësia më e mirë që të gjithë të japin kontributin. Kjo është rruga më e mirë që çdo qytetarë të ketë të drejtën dhe të japin kontributin që standarde në zgjedhje. Konfirmoj vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me PS dhe gjithë partitë e tjera që kanë përgjegjësinë për administrimin e procesit, për të mbrojtur çdo votë ndaj tentativave për tjetërsimin e votës. Këtë ta kuptoj Berisha, që duhet të pranojë zgjedhje të lira, të mos pengojë policinë, por ti shërbejnë standardeve të zgjedhjeve. është shumë e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se Shqipëria e pas 23 qershorit do jetë më e shpejtë në rrugën e integrimit. Vendosmërinë e besimin se aleanca jonë do fitojë 80 mandate dhe se është më e madha e do zgjerohet pas 23 qershorit. Shqipëria ka nevojë për qeverisje sa më bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse, ku të gjithë të kontribuojnë për fatet e vendit”, vlerësoi Meta. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›