E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Votoni numrin 44 per zhvillim punesim dhe mireqenie

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë të Selitës. Zoti Basha u ka bërë thirrje banorëve të votojnë modelin e politikës që përfaqëson interesin e qytetarëve për zhvillim, punësim dhe mirëqënie.
“Ky shpirt entuziazmi dhe besimi është paralajmërimi më i qartë i fitores që na pret të dielën. Me votën tuaj për numrin 44, ju do të cimentoni njëherë e mirë modelin e politikës që përfaqëson, interesin tuaj, në zhvillim, punësim dhe mirëqënie. Ambicia tjetër është prodhim i skaduar. Skadoi me 8 maj 2011 dhe prodhimet e skaduara, edhe po t’ia ndryshosh ambalazhin nuk bëjnë më “- tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›