E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, zero optimizëm për marrjen e statusit kandidat

Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në përfundim të konferencës Ballkani: Hapat Drejt Integrimit Evropian organizuar nga Partitë Popullore Evropian në Bruksle, nuk ka shprehur pikën më të vogël të optimizmit për marrjen e statusit kandidat për këtë vit.

Kjo ndoshta tregohet edhe nga përcaktimi se për cilin aspekt duhet të fliste Berisha në konferencë, që ishte për temën Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi.

Bindja ime është se qeveria do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet e saj. Deri tani, unë mund të them se opozita po përmbush detyrimet e veta. Ky është vlerësimi im. Qeveria po punon intensivisht për të përmbushur detyrimet dhe po i përmbush ato. Natyrisht, ky është një proces që po përsoset në mënyrë të vazhdueshme, por qeveria po punon me seriozitetin më të madh në të gjitha fushat, në mënyrë që të përmbushë standardet e kërkuara, tha Berisha.

I pyetur për luftën ndaj korrupsionit ku Shqipëria është nga të paktat vende të Evropë ku zyrtarët e lartë nuk dënohen për korrupsion, Berisha tha se e rëndësishme është që të hiqet imuniteti.

Duke folur për arritjet në këtë drejtim, Berisha solli si argument që në vitin 2005, popullata e burgjeve në Shqipëri ishte 1800 persona, sot është rreth 5 mijë.

Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat me 28 prill të vitit 2009 dhe është nga të paktat vende që i refuzohet për vite me radhë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›