Venizelos letër Metës: Po punojmë për çështje të përbashkëta

Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos i ka dërguar një letër falenderimi Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në përgjigje të letrës së urimit që ky i fundit i kishte bërë disa ditë më parë. Në letrën drejtuar Metës, Venizelos vlerëson se Greqia dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të rëndësishme historike së bashku. Në këtë kontekst ai shkruan se të dy vendet po punojnë së bashku për çështje te përbashkëta, në funksion të një bashkëpunimi të mirë bilateral dhe rajonal. Ndërsa duke përshkruar ecurinë e ekonomisë së Greqisë, ai i bën të ditur kreut të LSI-së Meta se qeveria greke ka bërë hapa të rëndësishëm për rimëkëmbjen e saj.