PS tryezë për pronën, Rama: Pas 7 vitesh ka vetëm një të re, ka ik Shaban Memia

Edi Rama
Partia Socialiste ka mbajtur sot tryezë ku është diskutuar pjesa e programit të saj për një Rilindje Shqiptare për çështjen e pronës. Lideri i saj Edi Rama duke u shprehur se pa zgjidhjen e këtij problemi nuk mund të ketë integrimit të vendit në BE si edhe ripërtëritjen e shoqërisë.
Paratë po hidhen në rrugë njësor siç u hodhën në vitet në 90 tek Lana. Demokratizimi me pronën është emergjencë kombëtare, që do ti lejojë Shqipërisë të hapë sytë dhe të marr frymë, tha ai.
Rama ka theksuar se Shqipëria është ende shumë larg vlerave të BE-së pasi ende nuk vendos si do të zgjidhjet një çështje e tillë, për të mos folur pastaj për zgjidhjen e problemit të pronës.
16 ligje që ndërthuren me njëra-tjetrën dhe 8 institucione, pas asnjë lloj logjikë dhe koordinimi është e pamundur që të demokratizohet marrëdhëniet e kësaj shoqërie. Nuk ka Evropë me prona lesh e li. Nuk ka BE pa garantuar pronën brenda një rendi ligjor të pacenueshëm, u shpreh kreu i PS-së.
Duke folur për punën e qeverisë së djathtë për zgjidhjen e këtij problemi, Rama argumentoi se pas 6 vitesh janë kompensuar më pak se 0.2 % e pronarëve.
Sot pas 7 vitesh ka vetëm një të re, ka ikur Shaban Memia. Çdo votë për PD do jetë për ndërtime pa leje dhe ata që presin legalizimin duhet tia lënë amanet nipërve këtë punë, u shpreh më tej ai.
Për zgjidhjen e kësaj çështjeje, Rama tha se do të bashkëpunohet me ish-pronarët për të reflektuar të drejtën e pronës dhe të reflektojë drejtësi sociale për të gjitha kategoritë. /F.Stafa/