Kuçi: Nuk hyjmë në dialog me Serbinë për veriun

Hajredin Kuçi
Zv.kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi zgjidhjen e problemit të veriut nuk e sheh me anë të dialogut por trajtimin e çështjes me angazhim të të gjitha forcave politike dhe ndikimin e SHBA-së dhe BE-së mbi Serbinë.
Gjendja në veri është një gjendej e rëndë, kështu duhet të definojmë. Kjo gjendje është e trashëguar që 13 vite. Në veri është një gjendje që kërkon aktivizimin e të gjithë neve, në radhë të parë të institucioneve të vendit, por edhe të forcave politike, pastaj të faktorëve ndërkombëtar të cilët janë në Kosovë, që unë i ftoj të jenë më aktiv se sa po duken ditëve të fundit. Kërkohet një ndikim direkt i Uashingtonit dhe i Brukselit mbi qeverinë e Beogradit. Nuk është vetëm një aktor që vetëm me një lëvizje do të benë mrekullinë atje, është shprehur Kuçi.
Nga ana tjetër ai ka shtuar se do të ketë dialog me qytetarët serbë të veriut por gjithmonë duke respektuar në tërësi integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. /F.S/