E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Gratë, gur themeli në politikë

Gratë janë gur themeli në politikë. Me këtë shprehje të Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton, ambasadori amerikan i akredituar në Shqipëri, Aleksandër Arvizu u është drejtuar një grupi grash shqiptare në karrrierë. Gjatë takimit të rezervuar në rezidencën amerikane, Arvizu është shprehur se sot po festojnë rolin e grave në botë, veçanërisht në shoqëri. Për ambasadorin amerikan, në Shqipëri gota shihet ose gjysmë plot, ose gjysmë bosh, megjithatë ai vlerëson se gratë luajnë një rol të rëndësishëm në vendimarrje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›