E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezolutë kundër programit bërthamor të Iranit

Një rezolutë kundër programit bërthamor të Iranit. Ky ishte plani i veprimit të Bordit të guvernatorëve të Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, (IAEA), ndërsa vë në dukje shqetësimin rreth këtij programi bërthamor.

Ky reagim erdhi pas publikimit të një raporti të agjensisë, ku parashtrohej se Irani mund të ketë vepruar për ndërtimin e një bombe atomike dhe se aktualisht mund të jetë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërkaq, gjashtë fuqitë më të mëdha botërore, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania, të cilat janë të përfshira në bisedimet me qëllim zgjidhjen e problemit me Iranit, kanë rënë dakord me tekstin e raportit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›