E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet interesi i biznesit privat ne fushen e mineraleve ne Kukes

Interesi i biznesit privat për shfrytëzimin e pasurive minerare në qarkun e Kukësit, veçanërisht të kromit, ka ardhur në rritje, pa u ndikuar nga kriza financiare dhe luhatjet e çmimit në tregun botëror. “Pas vitit 2005 interesi i firmave private për zbulim, kërkim e shfrytëzim të mineraleve ka ardhur në rritje dhe nga 12 firma private deri në në vitin 2005, sot punojnë 50 firma private, prej të cilave 26 në rrethin e Tropojës, 18 në rrethin e Kukësit dhe 6 në rrethin e Hasit”, tha specialisti gjeolog në këshillin e qarkut, Besnik Axhami. Sipas tij, veç firmave vendase punojnë dhe 5 firma të huaja, që shfrytëzojnë kapelet gëlqerore, kryesisht në procesin e ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës-Morin. Thuajse të gjitha firmat që punojnë për shfrytëzimin e pasurisë pasurisë minerare të këtij qarku janë përqëndruar në sektorin e kromit. “Vetëm një firmë punon në sektorin e bakrit”, saktësoi Axhami. Nisur nga pasuritë e mëdha nëntokësore që ka rajoni i Kukësit, në verilindje të vendit, shihet me interes dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë e Kosovës për bashkëpunim të dyanshëm në shfrytëzimin me efektivitet të pasurive minerare si dhe bashkërendimit të punës në drejtim të kërkim-zbulimit të rezervave të reja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›