Qeveri miraton masterplanin per zhvillimin e portit te Durresit
Porti i Durrësit, më i madhi në vend, do të ketë tashmë një masterplan të përcaktuar mbi të cilin do të bazohet zhvillimi i tij.
Masterplani u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për autoritetin portual”, me propozim të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas vendimit, ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit autorizohet që në zbatim të masterplanit, të negociojë me shoqërinë “Durrës Kurum Shipping”, sha. brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi per kalimin e territorit të kantierit në administrimin e Autoritetit Portual, Durrës. Territori i kaluar në administrim të Autoritetit Portual, Durrës, dhe sipas të këtij vendimi të qeverisë do të destinohet për shërbime portuale si, terminal çimentoje, kontenierësh ose tragetesh, sipas marrëveshjes përkatëse për këtë qëllim. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti Portual, Durrës.
...