Berisha zhvlerëson kritikat e ndërkombëtarëve: “Janë diversitet i pluralizmit”
Kryeministri i cilëson kritikat si mendim ndryshe të demokracisë. Kreu i qeverisë i bën thirrje opozitës të ndryshojë kursin e opozitarizmit
Eljona Ballhysa
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka zhvlerësuar kritikat e bëra së fundi nga faktori ndërkombëtar për përpjekjen e qeverisë për të kontrolluar institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme. I pyetur se si i vlerëson kritikat e ndërkombëtarëve, kryeministri Berisha është përgjigjur se janë pjesë e diversitetit të mendimeve. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e ka bërë nga qyteti i Vlorës, ku ka vazhduar turin e tij paraelektoral. Gjatë vizitave të zhvilluara në këtë qytet Berisha ka gjetur rastin t’i drejtojë një thirrje opozitës për të ndryshuar kursin e opozitarizmit, duke hequr dorë nga mitingjet.
Komenti
Pothuajse gjatë gjithë javës Ambasada Amerikane në Shqipëri, por dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, kanë lëshuar deklarata të njëpasnjëshme në të cilat kanë kritikuar sjelljen e qeverisë karshi institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Faktori ndërkombëtar në Tiranë, nëpërmjet deklaratave të tyre, kanë dënuar përpjekjen e qeverisë për të kontrolluar Prokurorinë, ndërsa i kanë dalë në krah kryeprokurores Ina Rama. Por këto deklarata janë lexuar ndryshe nga kryeministri Berisha. Ai i ka cilësuar ato jo si kritika ndaj tij dhe qeverisë që ai drejton, por si pjesë e mendimit ndryshe që ka sjellë pluralizmi në Shqipëri. “Ne tashmë kemi dalë nga bota e hekurosur në botën e diversitetit. Dhe kjo është merita e demokracisë. Sigurisht që kritikat do të bëhen në diversitet, monopolin e së vërtetës nuk e ka asnjeri, as unë, as askush tjetër”,- është shprehur kreu i qeverisë, Berisha. Vetëm një ditë më parë ambasadori Amerikan, Xhon Uidhers, u shpreh gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha, se shqetësimet e ndërkombëtarëve janë serioze dhe të bazuara në situatën aktuale politike në Shqipëri. Por duket se edhe kjo deklaratë nuk ka ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Berisha.
Thirrja
Po gjatë ditës së djeshme Berisha ka bërë një tjetër thirrje drejtuar forcave politike të opozitës. Duke bërë një krahasim të qëndrimit të opozitës me çështjen “Trebicka” dhe me çështjen “Fazlliç”, Berisha u shpreh se opozita duhet të ndryshojë kursin e opozitarizmit duke hequr dorë nga mitingjet. “Siç e shihni, kjo qeveri është e angazhuar në ndërtime universitetesh, autostradash, termocentralesh, parqe industriale dhe vepra të mëdha në të gjithë vendin. Përballë kësaj është opozita e mitingjeve për të ekzekutuar të vdekurit. Është makabritet i vërtetë. Uroj që ky kurs të ndryshojë vërtet, sepse është në interesin më të mirë të vendit”, - është shprehur kreu i qeverisë shqiptare. Këto deklarata Berisha i bëri gjatë inspektimit të punimeve të ndërtimit të TEC-it të Vlorës. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha, ndërsa ka vlerësuar projektin, u ka kërkuar përfaqësuesit të firmës ndërtuese që vepra të përfundojë në fund të prillit, dy javë përpara afatit real të parashikuar në maj, afat që përkon edhe me fillimin e fushatës elektorale. “Ky projekt jetik për Vlorën turistike, Vlorën industriale, bregun e Shqipërisë, por edhe për vendin, po ecën me shpejtësi. Është vendosur gjeneratori, janë në vendosje e sipër turbina, kaldaja, pra një vepër industriale prej rreth 90 milionë euro, apo 110 milionë dollarë. Dua të përgëzoj me këtë rast kompaninë dhe punëtorët për punën shkëlqyer”, - është shprehur Berisha.
19 Tetor 2008