Rimbursimi i pensionit kur paguhen dy herë kontribute
Të ardhurat mbi të cilat llogariten dhe paguhen kontributet. Llogaritja e kontributeve kur bëhen ndërprerje në punë
Jonida Tashi
Nëse një person është i dypunësuar dhe paguan dy herë kontribute për sigurimet shoqërore, shteti është i detyruar ta rimbursojë atë. Kontributi total i paguar nga i njëjti person (si i vetëpunësuar edhe si punëmarrës) nuk mund të jetë më i madh se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale të miratuar. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Tiranë sqarojnë se për këtë pagesë kontributesh, në dy vende të ndryshme pune ka një procedurë të caktuar. Paga maksimale për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 74 150 lekë. Në këtë mënyrë, personi derdh kontribute të detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në masën 32.9 për qind e pagës bruto mujore. Kjo llogaritet sipas listë-pagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 21.7 për qind dhe pjesa e të punësuarit 11.2 për qind. Pjesa tjetër e pagesës së derdhur mbi pagën maksimale mujore i rimbursohet personit. Pra, nëse ti ke dy punë, te njëra paguan sigurime për një rrogë 50 mijë lekë dhe te tjetra paguan sigurime për një rrogë 70 mijë lekë, atëherë llogaritet që ti derdh kontribute për 120 mijë lekë në muaj. Kështu, pas llogarive, personit i kthehet mbrapsht pjesa e kontributeve të derdhura për shumën prej 45 850 lekësh, pra (120 000 – 74150 = 45850 lekë). Kjo shumë i rimbursohet pranë njërës prej ndërmarrjeve që ai punon. Vetë personi mund të zgjedhë ndërmarrjen pranë së cilës dëshiron të rimbursohet.
Paga bruto
Paga bruto, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, është paga e caktuar sipas legjislacionit në fuqi ose në kontratën e punës, sipas rastit, me kohë ose vëllim pune dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm, që lindin në marrëdhëniet e punës. Paga bruto nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, që është 17 mijë lekë në muaj. Kontributet llogariten deri në një pagë maksimale, e cila është sa pesëfishi i pagës minimale. Kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore llogariten e paguhen edhe për të ardhurat nga paga dhe shtesat mbi pagat nga një punë e dytë. Mbështetur në udhëzimin e ministrit të Financave nr. 4, datë 18.1.2005 “Për mbledhjen e Kontributeve të Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore”, në qoftë se një nga punëmarrësit punon në dy punë atëherë për këtë punëmarrës, secili prej punëdhënësve të tij (personi juridik ose personi fizik) llogarit dhe paguan kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore njësoj sikur personi të mos ishte i punësuar në punëdhënës tjetër. Pra, secili prej punëdhënësve, në mënyrë të pavarur, llogarit dhe paguan kontributet, mbi bazën e pagës reale të punëmarrësit, brenda kufirit maksimal të miratuar. E njëjta gjë ndodh edhe në rastet e të vetëpunësuarve, kur i vetëpunësuari është njëkohësisht edhe punëmarrës edhe një punëdhënës. Atëherë ai duhet të regjistrohet në degën e tatimeve dhe të paguajë kontributet dhe detyrimet e tjera, si i vetëpunësuar, sipas gjithë rregullave, njësoj sikur të mos ishte edhe punëmarrës. Ndërkohë, ai duhet gjithashtu të paguajë kontributet edhe si punëmarrës te një punëdhënës tjetër. Punëdhënësi, ku i vetëpunësuari është punëmarrës, i bën veprimet njësoj si për të gjithë punëmarrësit, sikur personi të mos ishte edhe i vetëpunësuar.
Rimbursimi
Në rastet kur rezulton që kontributi total i paguar për të njëjtin person nga të dy punëdhënësit është më i madh se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale të miratuar, punëmarrësit i rimbursohet diferenca në mënyrë proporcionale nga të dy punëdhënësit, brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës apo njoftimi për këtë të fundit. Edhe në rastet e të vetëpunësuarve, kur i vetëpunësuari është njëkohësisht edhe punëmarrës në një punëdhënës, kur rezulton që kontributi total është më i madh se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale të miratuar, të vetëpunësuarit dhe punëmarrësit u rimbursohen diferenca në mënyrë proporcionale, brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës apo njoftimi për këtë të fundit. Në këto raste janë organet tatimore institucionet që do të bëjnë njoftimet përkatëse. Përveç kësaj, agjencitë e Sigurimeve Shoqërore bëjnë verifikimet përkatëse dhe kundrejt kërkesës të punëdhënësit apo personit përfitues, sipas formatit tip, bëhet rimbursimi. Në rast se veprimtaria ekonomike e subjektit, me anë të një deklarate, ndërpritet për një periudhë, vlera e kontributit për t’u paguar zvogëlohet përpjesëtimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar me udhëzimin e ministrit të Financave, si më poshtë. Kështu, në rastet kur kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për personat e vetëpunësuar fizikë dhe punonjësit e papaguar të familjes llogariten si përqindje e pagës mujore minimale dhe veprimtaria ekonomike fillon, përfundon apo ndërpritet për një periudhë prej së paku një muaj të plotë kalendarik gjatë një periudhe deklarimi; dhe fillimi, mbyllja apo ndërprerja e veprimtarisë ekonomike i është njoftuar degës së tatimeve me shkrim, shuma e kontributeve për t’u paguar do të llogaritet sipas formulës: A (numri i muajve të plotë apo të pjesshëm brenda periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria ekonomike) dhe B (numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit).
Llogaritja
Llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për efekt të kontrollit të zbatimit të kufijve minimalë e maksimalë të pagave bëhet proporcionalisht me kohën e punuar. Kështu, llogaritja e pagës mujore për efekt të pagimit të kontributeve, kur rezultojnë ndërprerje apo mungesa në punë, në rast se mungesat janë të vërtetuara me raport mjekësor apo çdo dokumentacion tjetër të parashikuar nga Kodi i Punës apo ligji për Statusin e Nëpunësit Civil, bëhet mbi pagën ditore faktike shumëzuar me ditët e punuara në fakt. Subjektet punëdhënëse janë të detyruara të bëjnë shënimet përkatëse në regjistrin e pagave të punonjësve për kohën dhe arsyet e ndërprerjes së punës. Ndërsa llogaritja e pagës mujore për efekt të pagimit të kontributeve, kur rezultojnë ndërprerje të përkohshme (orare) në punë të parashikuar nga Kodi i Punës dhe të dokumentuara për çdo rast nga punëdhënësi bëhet mbi pagën orare faktike shumëzuar me orët e punuara, në fakt shumëzuar me ditët e punuara në fakt. Subjektet punëdhënëse janë të detyruara të bëjnë shënimet përkatëse në regjistrin e pagave të punonjësve për kohën dhe arsyet e ndërprerjes së punës. Në rastet kur rezultojnë ndërprerje apo mungesa në punë, por mungesat nuk janë të vërtetuara me raport mjekësor apo çdo dokumentacion tjetër të parashikuar nga Kodi i Punës apo ligji për Statusin e Nëpunësit Civil, llogaritja e pagës mujore për efekt të pagimit të kontributeve, në kufijtë e pagës minimale e maksimale bëhet mbi pagën ditore bazë të parashikuar në kontratë, e cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar, shumëzuar me ditët e punës për muajin, të parashikuara në kontratën e punës.
Pagesat që nuk përfshihen në pagën bruto
Në pagën bruto, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nuk përfshihen:
përfitimet që punëmarrësi merr, në mënyrë të përhershme, nga fondet e sigurimeve shoqërore;
kompensimet nga rritja e çmimeve;
dhuratat në të holla, që nuk kanë karakter të përhershëm dhe të përgjithshëm;
të ardhurat nga detyrimi ushqimor, të caktuar me vendim gjykate;
vlera e antidodëve që punëdhënësi jep në natyrë për personat e punësuar sipas legjislacionit në fuqi; shpërblimet me karakter jo të përhershëm, të lejuara në mbështetje të legjislacionit në fuqi;
shpërblimet nga fondi i veçantë, për rastet e fatkeqësive, për sëmundjet e gjata, për dëme në raste fatkeqësish të mëdha natyrore e për veprimtari të shquara;
vlera e shpenzimeve për të punësuarit, që kryejnë veprimtari jashtë qendrës së banimit;
honoraret apo shpërblimet e tjera të kësaj natyre, që nuk kanë lidhje me marrëdhëniet e punës.
19 Tetor 2008