E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: “Shumica do të reflektojë për mesazhet e ndërkombëtarëve”



Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, ka shprehur bindjen se qeveria e djathtë do të dijë të reflektojë dhe të lexojë mesazhet që kanë ardhur ditët e fundit nga faktori ndërkombëtar. “Maxhoranca do të dijë të reflektojë për të gjitha mesazhet që na vijnë nga partnerët tanë europianë dhe nga SHBA-të në respektimin e institucioneve të pavarura dhe luftën kundër korrupsionit. Politika shqiptare do të analizojë me hollësi të gjitha vërejtjet që na vijnë nga partnerët tanë më të rëndësishëm, për të korrigjuar ato elemente që na duhet të korrigjojmë në rrugën tonë të zhvillimit”, - është shprehur Shehu. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se pavarësisht kritikave, Shqipëria ka bërë hapa përpara në rrugën e reformave. “Shqipëria ka bërë hapa gjigantë përpara lidhur me reformat dhe anëtarësimin e saj të ardhshëm me të drejta të plota në NATO”, - është shprehur Shehu.

19 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›