E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: “Qeveria dështoi për zbutjen e papunësisë”



Partia Socialiste e akuzoi kryeministrin Berisha se dështoi për të realizuar premtimin e tij elektoral për rritjen e nivelit të punësimit në Shqipëri. Nënsekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati, tha se politikat ekonomike të punësimit në qeverinë kanë dështuar, duke mos prodhuar asnjë rezultat konkret në uljen e varfërisë në vend. “Kjo qeverisje nuk ka aftësi për të hapur të reja vende pune, sepse ka munguar një strategji e qartë për tregun e punës. Qeveria ‘Berisha’ premtoi punësim të plotë; premtoi mbi 200 mijë vende pune të reja dhe sot, më pak se gjysma e shqiptarëve është e punësuar. Sot është koha që fund të mandatit të kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme t’i kujtojmë asaj se jo vetëm nuk i është përmbajtur kontratës me shqiptarët, por përkundrazi, ka shuar tek ata çdo shpresë për uljen e papunësisë dhe reduktimin e varfërisë në vend. Sot qeveria nuk është e afte të na faktojë një rast të suksesshëm punësimi të konsiderueshëm që të ketë ardhur si meritë qeverisëse. Shkaktarë kryesorë të kësaj situate të rënduar papunësie dhe varfërie janë paaftësia qeverisëse dhe informaliteti madhor në ekonominë shqiptare”, - tha Bushati.

19 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›