E Diel, 1 Nëntor 2026

BerishaDemonstruesit kafshe qe sulmuan policet kriminele

Kryeministri Berisha zhvilloi sot nje takim me gjeneralet ne Ministrine e Mbrojtjes. Takimi kishte ne qender demonstraten e 21 janarit. Duke folur per rrjedhen qe moren ngjarjet Berisha u shpreh se protestuesit e te premtes se kaluar ishin kriminele te paguar te armatosur me armet me te sofistikuara te grupeve terroriste te stervitur jave perpara me plan te hollesishem te infiltruar edhe nga ndonje vend tjeter. Ai nguli kembe ne faktin se e gjithe demonstrata ishte e planifikuar qe me perpara dhe udhehiqej nga lideret e opozites ne godina perballe Kryeministrise. Po ju lexoj nje segment te urdhrit qe dilte nga ndertesa karshi meje Sulm futuni brenda ecni perpara mos u trembni nga fisheket jane manovre tha Berisha duke shtuar se kjo u parapri nga propaganda se duhej te ndjekur skenari i ketij apo atij vendi.

Ai tha se ka kerkuar hetimin e plote te te gjitha rrethanave qe cuan ne vdekjen e tre demonstruesve dhe plagosjen e dhjetera te tjereve pasi ka patur fisheke manovre ka pasur edhe fisheke reale por sipas tij ne nje grusht shteti mund te vriten 3 mund te vriten 30 por shteti me dhune nuk mund te rrezohet kurre. Ai vijoi ta quaje demonstraten e 2 janarit nje grusht shteti i cili ne cdo stad te metejshem qe te kaloje do te kete serish fatin e stadit te pare.

Berisha iu drejtua ushtarakeve duke u thene Ju si ushtarake e dini qe gardisti ka nje rregullore qe ai e zbaton. Gjithcka eshte per hetim. Nje gje eshte e sigurt.Nese dikush nuk largohet me shenje paraljmeruese nuk do te largohet me nga aty me kembet e tij.
Ai vijoi me verejtjet ne adrese te Prokurorise per urdherat e arrestit per drejtuesit e Gardes duke shtuar se Personi i armatosur u la i lire me pretekstin se nuk ishte njeri i dhunshem.
Grushi i shtetit sipas Berishes ka njerez qe rrezikojne veten per te mjerane. Por ekzekutivi eshte gjeja me e rendesishme e nje vendi. Qeveria ka zgjedhur rrugen kushtetuese legjitime shtetin ligjor dhe asnje rruge tjeter. Ne jemi anetar i NATO-s dhe kete vend nuk mund ta pushtoje kush kurre nga jashte apo nga brenda tha ai.

Dua tju them se kjo eshte nje ngjarje tragjike e turpshme imagjoni ju cila ka qene nata e atyre djemve ne frontin e luftes ne Afganistan kur ata kane pare se cfare behet me efektivat e uniformes ne vendin e tyre. Si jane ndier te rinjte shqiptare kur kane pare flake duke djegur te ardhmen e tyre biznesi shqiptari ne keto kushte te grushtit te shtetit. Shqiptaret e pane cili ishte populli i pucisteve te gjithe si kafshe u versuleshin policeve qe u kishin siguruar me qindra here mitingjet tha Berisha ne takimin ne Ministrine e Mbrojtjes.
Ne perfundim ai u shpreh se Ju garantoj se punonjesit e Gardes do te jene disponibel. Secili nga komandantet e Gardes do te jete disponibel 24 ore ne 24 per hetim te ndershem dhe serioz.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›