Berisha:Dibra të zgjedhë Europën jo rrugën e vetmisë
PESHKOPI-Kryeministri Sali Berisha ka qëndruar sot paradite në Peshkopi ku ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie të këtij qyteti, z. Ilir Krosi.
Në fjalën e tij para dhjetra qytetarëve të mbledhur në sheshin qëndror të qytetit, Berisha kërkoi që më 8 Maj dibranët të zgjedhin rrugën drejt Europës që premton “Aleanca për Qytetarin” ose rrugën e vetmisë sic e cilësoi ai, alternativen që ofron Rama i PS.
“Do vijë shpejt dita kur Shqipëria të renditet në grupin e vendeve me industri të zhvilluar, kur Shqipëria të renditet ndër vendet me potenciale më të zhvilluar, me arsim më të zhvilluar. Në Dibër, por jo vetëm aty Shqipëria me tokën e saj të bekuar na fton ne ta qëndisimin atë nga jugu në veri me peme të bukura ta shndërrojmë në kombin më të bukur europian. Shqipëria nuk ka më të bukur me ujë, me pyje. Ne alternativën tonë ka vend për cdo dibran e dibrane, ne i kemi dyert e hapura, asnjë prej jush, banorë të këtij rrethi nuk ka nevojë ta mendoni në asnjë mënyrë rrugën e vetmisë”
Berisha tha se Shqipëria shumë shpejt do të kthehet në shtet me standarte europiane duke kujtuar se ishte ky vend në kohën e diktaturës.
“Vëllezër e motra, dibranë shqiptarë kudo që janë, janë në trojet e tyre ndofta kombi më i vjetër i Europës, por diktatura barbare pothuajse e shkëputën atë nga Europa. Sot në cdo javë, co muaj, co vit po ndërtojmë Europën në Dibër, në Tropojë, në Kolonjë, Sarandë kudo në Shqipëri, nga vendi më I izoluar I botës sot jemi anëtar të NATO-s dhe lëvizimin lirisht në Europë”.
Kreu i qeverisë në vazhdim të fjalës tregoi dhe një episod kur ka punuar mjek në kohën e diktaturës në Peshkopi dhe solli në mend kooperativistët që nuk kishin me se të paguanin blerjen e ilaceve. Në këtë pikë, Berisha i bëri thirrje Ramës që mos mundohet të kthejë pas kohën.
“I nderuar z Edi Rama mos u dënoni qëytetarët me hijen e asaj rruge se nuk ka ndër mend mend ta ndjekë askush prej tyre. 8 Maji është ditë e madhe, ditë në të cilën ju dibranë keni mundësinë të dëshmoni se shqipëria është juaj, ju ftoj të votoni kandidatin e Aleanca për Qytetarin. Ju jeni të parët , fëmijët tuaj janë të parët”.
Kryeministri në fjalën e tij gjtihashtu përmendi punët që qeveria sipas tij ka kryer sic janë tha ai, dyfishimi i pagave, pensioneve ndihmës ekonomike, dyfishimin e numrit të studentëve.
Berisha premtoi se do të investojë për një sistem të fuqishëm modern vaditje në rast se fermerët do të mbuashin kodrat me pemë frutore.
“Thirrja ime për fermerët e Dibrës. 10 fishoni, 100 fishoni kopshtet tuaja ju jap fjalën se do bëjmë sistemet e vaditjes, se do ndërtojmë rrugë më të mira që të keni sistemin e vaditjes më të mirin që ekziston”.
Ndërsa përmendi dhe fushën ekonomike duke theksuar se Shqipëria nuk pësoi krizë botërore si bota, ndërsa solli në mend dixhitalizimin, duke bërë të ditur se aktualisht Shqipëria është shumë pranë standartit europian në këtë pikë.
(d.bonollari/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Dibra të zgjedhë Europën jo rrugën e vetmisë