E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, dy të arrestuar për vrasjen

PESHKOPI – Policia dhe Prokuroria e Dibrës pohojnë se kanë zbardhur plotësisht vrasjen e ndodhur tri ditë më parë në Fushë-Lurë. Policia njoftoi dje se në kuadër të operacionit të koduar Kurora e Lurës ka vënë në pranga autorin e dytë të vrasjes së Nuri Kacit, 32 vjeç, banor i Lurës. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit të Drejtorisë së Qarkut Dibër, në bashkëpunim me organin e akuzës, zbardhën ngjarjen e rëndë dhe vunë në pranga 19-vjeçarin Ersjon Hoti. Arrestimi i këtij shtetasi erdhi si rezultat i një hetimi intensiv dhe në përdorim të metodave speciale të hetimit, duke dokumentuar përfundimisht ngjarjen e datës 25 prill. Gjatë ecurisë së hetimeve, ka rezultuar se shtetasi Ersjon Hoti në bashkëpunim me shtetasin Faslli Hoti, tashmë i arrestuar, ka marrë pjesë në ekzekutimin e shtetasit Nuri Kaci nga Lura e rrethit Dibër, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobëta.   h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›