Berisha:Do rrisim rrogat e pensionet. Rama fushatë mashtrimesh

Kryeministri Berisha njoftoi sot se qeveria po përgatit vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se rritja e rrogave dhe pensioneve do të ndijojë direkt në rritjen e të ardhurave të 800 mijë familjeve shqiptare.
“Kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë, në një nga kulmet e krizës së Europës, krizës së borxheve që ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare por siç fakton Komisioni Europian në raporitin e tij të fundit rritja ekonomike në Shqipëri natyrisht nuk ka ritmet e viteve 2006-2008 por rritja ekonmike sipas raporti në 4 vitet e fundit kulmore të krizës është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit” ka theksuar Berisha.
Sipas kryeministrit rrogat do të rriten me një mesatare prej 5 përqind ndërsa rrogat e larta mund të mos rritet fare ose me 1 përqind. “Ky drejtim ka qënë shumë i drejtë, shumë njerëzor dhe ne kemi vendosur një standart të qytetarëruar dhe perëndimor në diferencën mes rrogës së punonjësit dhe rrogave të zyrtarëve më të lartë. Nëse në 2005 kryeministri i vendit merrte rrogën e barabartë me 13 rroga të infermierit në 1 korrik kjo do të zbresë në 6.2 rroga infermierësh për kryeministrin ” theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe kreun e opozitës Edi Rama lidhur me papunësinë, arsimin dhe sistemin e taksave në vend. “Të deklarosh një milion të papunë në Shqipëri, do të thotë të mos kesh as njohuri më elementare për punësimin, as të njohësh numra. Në fillim të krijon përshtytje të parë që ky zotëri ka ngelur në statusin e bojrave dhe të ngjyrave por nuk është kështu pasi ai këtë e përdor për propagandën e tij. Zotëria nuk njeh strukturën e grupmoshave pasi po ti njoh nuk bën kurrë një deklaratë të tillë. Tani zotëria merret me taksat. Me misionin e mbrëmshëm doli se ku fle lepuri. Tu marrësh dhe t`ju nxjerrësh tezat e Enver Hoxhës qytetarëve është absurditeti më i madh. Zotëria ka marrë një fushatë mashtrimesh të paimagjinueshme” ka theksuar më tej Berisha.
Kryeministri ka pohuar se ka patur debate me ndërkombëtarët për këtë lëvizje të qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve, por vendimi është mbajtur si politikë konstante e qeverisë.