Statusi, Vamen-Haxhinastos: Presidenti, prova e parë

Shqipëria ka bërë përparime në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian por ka ende shumë për tu bërë. Kështu është shprehur Ministri i Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Nikolai Vamen, vendi I të cilit mban edhe kryesimin e BE-së gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Sipas tij Shqipëria duhet të bëjë përparime të mëtejshme për sa i përket reformave dhe duhet të zbatojë marrëveshjen e nëntorit përpara 24 majit, datë kur nisin edhe procedurat për zgjedhjen e presidentit.
"Danimarka është e angazhuar që ta bëjë Ballkanin pjesë të Europës. Ne duam ta shohim Shqipërinë të përparojë në rrugën e saj drej BE-së. Kemi parë shenja inkurajuese por mbetet ende shumë për t`u bërë. Kemi përcaktuar 12 kriteret që Shqipëria të bëjë përparim të vërtetë dhe të bëjë reforma. Dëshiroj ta theksoj që Shqipëria duhet ti përmbush këto jo për të kënëaqur Brukselin por në radhë të parë për vendin e vet dhe për të kënaqur popullin e vet. Për këtë arsye dua të them që marrëveshja e nëntorit duhet të përfundoj para zgjehdjes së presidentit dhe kjo është përgjegjësi e të gjitha palëve në Shqipëri.” theksoi Vamen.
Ai ka theksuar më tej se marrja e statusit së kandidatit nga Shqipëria do të bëhet në sajë të punës që vendi ynë do të bëjë. “Shqipëria do të gjykohet në sajë të meritave të saj. 24 maji do të jetë prova e parë e këtij zhvillimi. Me rëndësi është të arrithet një marrëveshje për çështjen kryesore dhe më pas do të vijojë puna për përmbushjen e 12 kritereve. Ne mbështesim intergimin e Shqipërisë në BE por punën e vështirë duhet të bëjë vetë ajo” shtoi ai.
Ndërsa i është referuar reformës zgjedhore, Vamen ja theksuar se realizimi i kësaj reforme do të jetë edhe testi i parë për ecurinë e Shqipërisë por edhe për zgjedhjet e ardhshme. “Këto zgjedhje do të ndiqen me vëmendje jo vetën në Shqipëri por edhe në Bashkimin Europian. Pra reforma elektorale dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë çështje të rëndësishme që duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Dhe po kështu edhe lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar. Një provë mjaft e rëndësishme do të jetë mënyra se si ajo i trajton këto çështje. Ka shumë rëndësi që të kemi një gjyqësor që të funksiojë në parim të vlerave dhe standarteve europiane” shtoi Vamen.