Berisha:Fond kombëtar për Shqipërinë dixhitale

Kryeministri Berisha ka deklaruar krijimin e një fondi kombëtar për Shqipërinë dixhitale për të bërë të mundur që në 3-vjet Shqipëria të jetë mbi mesataren e BE-së për infrastrukturën dixhitale.
Në konferencën për "Shqipërinë Dixhitale", Berisha tha se duhet krijuar një bord kombëtar të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, botës akademike e biznesit për këtë çështje. "Duhet edhe një fond kombëtar për Shqipërinë dixhitale në qershor ose korrik. Të përcaktojmë përparësitë e veprimit të përbashkët për objektivin, që është Shqipëria në 3 vite mbi mesataren e BE-së", theksoi ai. Sipas tij kusht për të shkëputuar Shqipërinë nga prapambetjet e saj, është dixhitalizimi.
"Në 4 vitet që shkuan ritmet e ecjes në teknologji kanë qenë rastet më të shpejtanë Evropë. U krijua një rrjet i tërë institucionesh publike, u shtri interneti në çdo shkollë, u dixhitalizua sistemi i gjendjes civile, pagesës së taksave, prokurimeve publike", u shpreh ai. Berisha tha se ambicia e Shqipërisë është të tejkalohet mesatarja evropiane për dixhitalizimin.
Kryeministri deklaroi se vendi ynë është mbrapa në përgatitjen e burimeve njerëzore për Shqipërinë Dixhitale. "Ndaj duhet një qendrim i ri në përgatitjen me shpejtësi të burimeve njerëzore për të përballuar Shqipërinë në moshën dixhitale. Ministri i Arsimit gabimisht nuk është ftuar. Ka marrë porosi që vitin tjetër të mbi dyfishojë numrin e studentëve në gjithë degët. Të hapin degë të reja. Madje të marren pedagogë edhe nga vendet e tjera", tha ai.
Sipas Berishës shumë shpejt do ndërrohet një rrjet interneti mbi bazën e partneritet publik- privat. "Do aplikohen të gjitha mënyrat që në një objektiv ambicioz, në 3 vite të synojmë që çdo famije të ketë internet", shtoi ai. Berisha tha se është e domosdoshme që shumë shpejt të nisin tranfertat me celular. "Duhet të arrijmë që çdo qytetar të shfrytëzojë internetin dhe shërbimet e ofruara dixhitale", nënvizoi ai.
I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo .