Gjirokastër, dy në pranga për shpërdorim detyre

Drejtori i Shërbimit Pyjor në Përmet si dhe ish-kryetari i komisionit të Kthimit të Pronave në Gjirokastër janë arrestuar nga policia pas një hetimi 6-mujor të Sektorit te Krimit Ekonomik në Gjirokastër.
Sipas policisë, të dy ish-zyrtarët akuzohen se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës me kthimin abuziv të një sipërfaqeje prej 2 mijë hektarë pyll e cila më pas është prerë dhe lënda drusore është kthyer në qymyr duke u eksportuar në Greqi.
"Shtetasi Mihallaq çapollari, duke ushtruar detyrën e Drejtorit të Pyjores ka lejuar të priten sipërfaqe të mëdha pyjore rreth 2000 hektarë në Komunën e çarshovës nga dy shtetas V.ç, dhe Z.ç, me origjinë nga çarshova, të cilët pretendonin se i kishin pronat e tyre dhe kanë bërë prerjen e lëndës drusore duke e përpunuar dhe kthyer në qymyr druri dhe më pas e kanë eksportuar për në shtetin Grek", sqaroi policia.
Sipas saj, ish-drejtori i Kthimit të Pronave në Gjirokastër, Përparim Toro, i arrestuar sot, akuzohet se në periudhën 2005- 2006, u ka dhënë shtetasve në fjalë certifikatën e pronësisë për një sipërfaqe prej 2300 hektarësh, nga të cilat 1400 hektarë u janë dhënë me vendim Gjykate. E gjithë shtesa e truallit mbi vendimin e gjykatës, sipas policisë, u është dhënë përfituesve me dokumente të falsifikuara.