Topi dekretoi falje dënimi për 367 persona. 140 persona fitojnë lirinë

Presidenti fal vrasës, anëtar të organizatave kriminale dhe bosët e firmave piramidale
Gra që kanë vrarë burrat, që kanë trafikuar fëmijë, anëtar të bandave kriminalëve si dhe bosët e skemave piramidale janë njerëzit që presidenti I Republikës ka firmosur për të liruar nga burgu apo për ti ulur dënimit.
Nga këto persona përbëhet lista e gjatë prej 367 emrave që Presidenti Topi ka dekretuar dje faljen e dënimit, ku një pjesë e mirë e tyre janë emra që kanë lënë gjurmë në botën e krimit në vend.
Kështu bie në sy si falja që I bëhet bosave të fimave piramidale si Vehbi Muça apo edhe Fitim Gërxhëlliut. Mëshirën e presidentit e kanë fituar dhe anëtar të bandave të Emiliano Shullazit apo edhe ato të operacionit të zhvilluar në disa shtete si ai I njohur me emerin "Cikloni".
Falja
Asnjëherë si dje Presidenti I Republikës nuk ka qenë aq I mëshirshmë ndaj personave që kanë kryer veprimtari penale. Firma e presidentit bën që një pjesë e mirë e njerëzve të botës s ëkrimit jo vetëm të përfitojnë uljen e dënimit por edhe lirinë.
Bëhet fjalë për njerëz që jo vetëm kanë klanë kryer vepra të rënda penale por edhe anëtar të bandave kriminale apo edhe njerëz të poltikës, siç është lirimi I ish deputetit të partisë Demokratike, Arben Lika.
Në ndryshim me rastet e tjera, ku faljen e presidentit e kanë përfituar njerëz që ishin në përfundim të dënimit të tyre apo dhe gra të moshuar, me dekretit e djeshëm bie në sy se numri më I madh I të falurve rezultojnë të kenë kryer vepra të rënda penale. Kreu I shtetit ka dekretuar faljen kryesisht të 3 deri 1 viteve burg të mbetura nga personat që kanë kryer vepra penale të ndyrshme.
Bie në sy gjithashtu dhe ndonjë rast ku Kreu I vendit ka falur dhe 10 vite burg të mbetura nga dënimi i tyre. Nuk përjashtohen nga falja e dënimit dhe persona që janë dënuar me gjoba. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se kreu i shtetit dekretoi dënimin numër 6 516 me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera dhe duke u mbështetur në disa pika ligji.
"Në mbështetje të nenit 92, pika "b" dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 "Për faljen", të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993 "Për disa ndryshime në ligje", citon zyra për shytp e Presidentit.
Po sipas zyrës së shtypit, bëhet e ditur se propozimi për falje përsa I përket grave të dënuara, ka ardhur në presidencë nga shoqatat e ndryshme në mbrotjen të grave ndërsa përsa I përket meshkujve është bërë nga Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve.
Ndërkohë që 140 persona kanë fituar menjeherë lirinë ditën e djeshme. Bëhejt fjalë për njerëz të përfshirë në grupet kriminale si rasti I Xhevdet Troplinit apo dhe I Balliut që sipas prokurorisë së krimeve të rënda janë të akuzuar si anëtar të bandave kriminale që dhe të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Gra të dënuar me vrasje
Davë Preng Nikolli
E dënuar me 15 vjet heqje lirie pasi më vitin 2003 ka vrarë për motive të dobëta Ilir Nikollin. Në cilesine e provave materiale u bllokuan armët si dhe nje sasi gëzhojash.
Aishe Sali Ponja
Më datë 16.04.2007, ora 22.00, u arrestua në flagrancë shtetasja Aishe Sali Pojana, 45 vjeçe, banuese në Baldushk-Tiranë, me arsim të mesëm, sepse në Baldushk, më datë 11.03.2007, ka vrarë me sende të forta bashkëshortin, shtetasin Hasan Haxhi Pojana, 52 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën pa leje automatiku dhe pushka. Nenet 76 e 278 të K.P.
Pranvera Manjani
Me date 09.02.2004, ora 18.00, u ndaluan shtetaset Pranvera Qemal Manjani, 48 vjeçe, me arsim fillore dhe Sonila Murat Manjani, 18 vjeçe, me arsim 5-klase banuese ne Homesh, sepse ne bashkepunim, me 02.02.2004, rreth ores 18.30, kane vrare me mjete te forta bashkeshortin dhe babain Murat Vesel Manjani, 55 vjeç.
Valmora Mhamutaj
Është dënuar me 15 vjet heqje lirie dhe mbi të rëndon akuza e trafikimit të të miturve. Ndërsa në mars të vitit 2009 Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e saj nga Spanja pasi në shtator të vitit 2006 gjykata e kishte shpallur atë fajtore nën akuzën e trafikimit të fëmijëve në drejtim të Greqisë.
Vasilika Mazniku
Vasilika Mazniku, nënë e dy fëmijëve, është akuzuar nga policia për vrasje me dashje të vjehrrës së saj. Prona apo xhelozia për historinë e të shoqit me njerkën ishin arsyet që e shtynë të kryente këtë krim? Policia e ka klasifikuar arsyen e këtij krimi me klishenë e zakonshme të "motiveve të dobëta", ndërsa duket se nuk mbetet më asnjë mister për t'u zbardhur.
Vezire Sul Sina
Dyshohet se ka vrarë babain e saj në vitin 2003. Gjithcka ka ndodhur pasi I ati ka vrarë pa dashje vëllain dhe motrën e saj. Ndërkohë që Vezire Sina nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se e ka gjetur babanë e saj të shtrirë në krevat dhe të mbuluar me një peshqir. Për 6 vjet janë kryer hetimet nga Prokuroria duke vendosur ta arrestojnë atë në shtëpinë e vet në Lushnje, më 9 qershor 2003.
Violeta Qazim Danieli
E dënuar me 18 vjet heqje lirie sepse gjykata e rrethit Kruje, e ka denuar me 18 vjet heqje lirie, per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, me 18.03.1997
Bosët e liruar të skemave Piramidale
Fitim Gërxhalliu
I denuar me 11 vjet burg me akuzën e ndërtimit të firmave priramidale siç ishte shoqëria e tregtare "Gjallica". u themelua në Gjykatën e rrethit Tiranë në dhjetor të vitit 1991 me një kapital prej 100 . Hetimet e organit të akuzës treguan se kreu i kësaj shoqërie mashtruese ishte Gani Kadria. Për këtë arsye, në 17 shkurt të vitit 1997 ai u mor i pandehur. Në të njëjtën ditë u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu.
Vehbi Alimuça
Ish-bosi i firmës piramidale, Vehbi Alimuça, kërkon të rifitojë lirinëku sipas mjekëve, vuan nga sëmundja e diabetit, që i ka sjellë dhe komplikacione të tjera në shëndetin e tij. Alimuça ka kërkuar disa herë rihapjen e kësaj dosjes ndërkohë që mbi të rëndon vendimi I 17 vjet heqje liri për mashtrim të qytetarëve në vitin 1997. Alimuça është një nga të paktët bosë të firmave piramidale që është gjallë apo vazhdon të vuajë dënimin në një prej burgjeve të vendit.
Anëtar të Bandave kriminale
Bledar Petref Balliu
Është dënuar me 12 vjet heqje lirie, si koka e grupit criminal të njohur me emrin "Poter-Al".
Ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet për akuzat e "Trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim", "Falsifikimit të pasaportave", "Falsifikimit të akteve të gjendjes civile" më shumë se një herë, etj.
Togat e zeza kanë vendosur dënimin e Balliut me 12 vjet heqje lirie dhe 600 mijë lekë gjobë. PO kështu gjykata ka vendosur edhe sekuestrimin e një pjese të pasurisë së Bledar Balliu.
Sipas vendimit të gjykatës, sekuestrohen të gjitha pasurit e ngritura pas vitit 2003, kur mendohet se i pandehuri është marrë me "trafik të lëndëve narkotike" dhe që figurojnë të regjistruara nën emrin e tij dhe pjesëtarëve të familjes.FVeprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit dyshohet se janë konsumuar gjatë viteve 2003-2004 nga Shqipëria në drejtim të Italisë, Gjermanisë dhe Holandës duke përdorur korrier të huaj.
Durim Kadri Tafa
Arrestohet në maj të vitit 2003 si pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikun e femrave. Sipas prokurororise ky grup ku bente pjese dhe Durim Kadri Tafa gjatë periudhës 1999 - 2003 ka trafikuar për qëllim prostitucioni femra ruse, moldave e shqiptare në qytetin e Sardenjës në Itali.
Erges Fadil Ymeraj
I arrestur ne korrik të vitit 2006 në kuadër të operacionit të quajtur "Identikit", si anëtar I organizimit dhe drejtimit të një organizate kriminale. Të arrestuarit hetohen për veprën penale të organizimit dhe drejtimit të organizatave kriminale, parashikuar nga neni 284/a i kodit penal, ndërsa shtetasi Dritan Manaj për veprën penale të tregimit të sekretit shtetëror nga personi që i është besuar dhe korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga nenet 294/1 e 259 të Kodit Penal.
Gjergj Cukalli
I arrestuar në korrik të vitit 2004 I akuzuar në implikimit e pengmarrjes së Fatjon Demirlikës. Po9 ashtu Cukalli ka qene dënuar më parë me 7 vjet heqje lirie për plagosjen e një shtetasi, grabitjen e një motori në Lushnjë, falsifikim dokumentesh, si dhe shpërndarje droge si dhe I dyshuar si antar I një bande kriminale.
Mustafa Xheka
Është dënuar në vitin 2007 me afro 5 vjet heqje liri I njohur si anëtar I bnadës së "Niklës" . Sipas prokurorisë së krimeve të rënda anëtarët e kësaj bande dyshohen se
Janë të përfshirë në 11 ngjarje kriminale mes të cilëve një atentat i deshtuar ndaj djalit të ish-biznesmenit Abaz Ulliri, dhe grabitja e tre biznesmeneve te tjere.
Neada Kota
E njohur si anëtare e një grupi criminal të koduar me emrin "Debatik". Neada Kota, është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën "trafikim i narkotikëve". Sipas burimeve nga hetimi, studentja shqiptare është arrestuar më 9 dhjetor 2008 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku po tentonte kalimin drejt Greqisë me 700 gramë heroinë të fshehura në trup.
Selfo Driza
I njohur si anëtar I bandës së Emiliano Shullazit, mbi të cilin rëndojnë akuzat për kryerjen e krimit të "trafikimit të narkotikëve", në kuadër të organizatës kriminale.
Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda në harkun kohor korrik-dhjetor 2004, në kuadër të organizatës kriminale kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të tipit heroinë. Lënda narkotike furnizohej nga Turqia nëpërmjet furnitorit ende të paidentifikuar mirë me emrin "Mehmet" dhe më pas, nëpërmjet korrierëve importohej në Itali.
Zhvillimi i hetimeve, sipas akuzës, bëri të mundur identifikimin e plotë të pandehurve (duke pasur parasysh faktin se një pjesë e tyre ka përdorur gjeneralitete të rreme për t'i shpëtuar ndjekjes penale), ka bërë të mundur të përcaktohen në detaje rolet dhe funksionet e tyre, si dhe itinerarin e transportimit të lëndës narkotike
Sokol Mujaj
Është silësuar si pjesë e një grupi criminal që trafikonte rakete tokë -ajër. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani.
Sokol Uxhi,
I arrestuar në kuadër të operacionit të koduar "Harrem 2005", dhe është kryer njëkohësisht në Itali, Shqipëri dhe Gjermani dhe është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Prokurorinë e Antimafias së Katanzaros në Itali.
Uxhi , sipas prokurorisë dyshohet se është pjesë një organizate kriminale që vepronte prej disa vitesh në Itali dhe Shqipëri dhe kryente veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës, armëve, si dhe të trafikimit të femrave e shfrytëzimit të tyre për prostitucion në Itali.
Xhevdet Troplini,
I dyshuar si antar I një grupi criminal ndërkohë që Xhevdet Troplini është arrestuar në janar të vitit 2006. Sipas propkurorisë së Krimeve të Rënda mbi të rëndojnë akuzat e përfshirjes në një grup kriminal, në qendër të të cilit ishte trafiku ndërkombëtar i drogës.
Ymer Bakaj
I dënuar 13 vjet heqje lirie me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të armëve e municioneve dhe falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave. ,
të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a-II,
Të dënuar me vepra të ndryshme kriminale
Arben Lika
Më datë 19.12.2007, ora 14.45, u ndalua shtetasi në kërkim Arben Ramiz Lika, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të lartë, sepse Gjykata e Rrethit, e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale të mashtrimit kryer më shumë se njëherë. Neni 143/2 i K.P.
Besnik Gani Keta
I dënuar me 15 vjet heqje lirie per shak se prokuroria ka paraqitur provat, ne te cilat perfshiheshin gjurmet e gishterinjve si dhe ekspertiza e vendit te ngjarjes. Keta është dënuar, pas arrestimit të tij në vitin 2003, I dyshuar si bashkëpuntor në vrasjen e të vëllait të Gaz Muçës, Rolandit më 31 korrik të vitit 1998
Blerim Ferik Muço
Është dënuar me 15 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes së bashkëshortes së vëllait të tij, Thelleza Muçës. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2008 kur Blerim Muça, në burgun e Peqinit ku në bashkëpunimt të me të I vëllai ka 27 vjeçaren. Ndërkohë që Minir Muço pasi ka mbytur bashkëshorten duke ia shtrënguar telin rreth qafës, e ka copëtuar kordonin dhe pasi ka zhveshur përcjellësit elektrikë i ka kontaktuar me të dyja duart duke i dhënë fund jetës së tij.
Dejvis Luan Koleci
Është dënur me 12 vjet heqje lirie, në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjykata e Apelit për Krimë të Rënda, në 2008 ka shpallur fajtor Kolecin pasi u kap në Tirane me 10 kg heroine dhe një sasi përzieresi, të fshehura në kasën e një televizori të montuar në makine. Sipas organit te akuzes, Artan Aliaj, Devis Koleci, dhe Myrteza Bejo dyshohet se kane konsumuar vepren penale te "prodhimit dhe shitjes te lendeve narkotike" ne bashkepunim.
Fatmir Mulgeci
I arrestuar në nëntor të vitit 2004 sepse Gjykata e rrethit Tropoje e ka denuar me 13 vjet heqje lirie për vepren penale "të torturës me pasoje vdekjen". Larguar nga vendi i vuajtjes se denimit ne vitin 1997.
Nasar Meli
I akuzuar me 12 vjet heqje lirie me akuzën e pengmarrjes në bashkëpunim për qëllime fitimi. Gjykata e ka shpallur fajtor ish oficerin gjygjsore me akuzën e rrëmbimit të myftiyt të Gostivarit Irfan Idrizi
Nulifer Elezi
Ende nuk ka ,mbushur një muaj nga shpllaja e vendimit të gjykatës ndërkohë që përfiton mëshirën e presidentit. Çifti Sadetin Elezit dhe gruas së tij, Nulifer Elezi
i është kapur rreth 1 vit me parë me një sasi prej 7 kg droge të tipit heroine, dhe një muaj më parë gjykata e krimeve të rënda shpalli vendimin me 21 vjet heqje lirie.
Të dy të pandehurit e kanë pranuar fajin dhe kanë kërkuar procedimin me gjykim të shkurtuar, nga i cili do të mund të përfitojnë uljen e 1/3 të dënimit. Sipas akuzës, çifti Elezi vetëm brenda 6 muajve të periudhës nëntor 2006 - maj 2007, ka hyrë në Shqipëri nëntë herë me makina të ndryshme që dyshohet se mund të kenë transportuar edhe lënë narkotike.
Skender Kulla
Me datë 10.09.2003, ora 14.00, u arrestua shtetasi Skender Rexhep Kulla, 29 vjeç, banues ne Tirane, me arsim te mesem, sepse eshte autorë i vrasjës me lëdë plasëse i Liljana Beqos, më 20.03.2003
Sokol Jaku
Me datë 21.07.2003, ora 16.00, u ndalua shtetasi në kerkim Sokol Gjeto Jaku, 30 vjeç, banues në Shëngjin Lezhe, prokuroria Lezhe nisi procedimin penal duke e akuzuar si autor te vrasjes se nje shtetasi me date 10.07.1997. Nga kontrolli i ushtruar ne banese iu gjeten e bllokuan nje automatik, dy pushke 10-teshe, si dhe nje arme gjahu teke, pa leje.
Taulant Kapllanaj
I dënuar nën akuzën e trafikimit të lënëdeve narkotike ndërkohë që policia ka reklamuar aksionin e arrestimit të Taulant Kapplanajt si një dnër mtë të sukseshmit të vitit 2007. Gjatë operacionit janë sekuestruar 344 kg lëndë narkotike ndërkohë që janë arrestuar katër persona
Vat Sokol Bregu
Vat Sokol Bregu, 46 vjeç, banues ne fshatin Reç-Velipoje, me arsim tetevjeçar, është dënuar me 18 vjet heqje lirie, per vepren penale të vrasjes, në muajin Mars 1997.
Xhevahir Çupi
Xhevahir Çupi, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për veprën penale të "vjedhjes me armë". . Autoritetet e burgut sqarojnë se Çupi është një i dënuar, që sillet mjaft mirë si me punonjësit e administratës së burgut, ashtu dhe me bashkëvuajtësit në qeli.
Zana Shoshari
Arrestohet në janar të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim dhe e dënuar nga Krimet e Rënda me akuzën e trafikimit të femijëve me pasojë vdekjen. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim të datës 17 shtator 2009, e ka dhënë dënimin me 4 vjet burgim, duke e akuzuar për veprën penale "kërkim ose marrje shpërblimi për proçedurat e biresimit në bashkëpunim".