Berisha:Kartat e identitetit në 12-të janar

Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë për zgjedhje me standarde europiane, duke aplikuar për paisjen me karta identiteti. Në mbledhjen e qeverisë, shefi i mazhorancës, ndërsa njoftoi se me 12-tw janari nis aplikimi për letërnjoftim tha se ky proces u jep shqiptarëve më shumë siguri dhe besim nga partnerët tanë ndërkombëtare. Pasisja me karta identiteti e shqiptarëve është e sanksionuar jo vetëm në Kodin e Ri zgjedhor, por është edhe një nga kërkesat më të forta të përfaqwsive ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë.