Zgjedhjet, PDK-ja, nuk do bëjë koalicion me PD-në

E djathta do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Demokristianët me disa parti të tjera të djathta do të krijojnë një koalicion të ri duke kërkuar votën e qytetarëve si një alternativë e re kryesisht për elektoratin e djathtë. Kryedemokristiani Nard Ndoka duke përjashtuar mundësine e koalicionit me PD-në, thekson se për shkak të sistemit të ri elektoral, formula më e përshtatshme për të maksimizuar votën është krijimi i koalicioni alternative.Dalja e PDK-së nga qeveria, por edhe beteja e demokristianëve kundër kodit elektoral, duket se ka vështirësuar marrëdhenit mes PD-së dhe PDK-së. Të tilla marrëdhënie të vështira kanë bashkuar Nard Ndokën, Spartak Ngjelën dhe Dashamir Shehin në një lëvizje e cila duket se do të bëjë që edhe e djathta të shkojë në zgjedhje me dy grupime.