Obelisk në nder të viktimave të komunizmit
20-të shkurti është dita e nderimit të viktimave të komunizimit, përkujtimi i të cilave do të bëhet edhe me vendosjen e një obelisku përpara piramidës. Këshilli i ministrave në mbledhjen e qeverisë diskutoi ligjin për ngritjen e Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit. Vetë kryeministri Berisha tha se ky institut nuk ka aspak ndërmend të hakmerret dhe të nxjerrë akte ligjore për dënimin e krimeve komuniste. Berisha githashtu bëri të ditur se do të ngrihet edhe një muze për krimet e dhunës komuniste dhe po në 20-të shkurt do të hapet në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita më e madhe e organizuar ndonjëherë në kujtim të këtyre viktimave. Sipas Berishës, ministria e Kulturës duhet të bashkëpunojë me ministrine e Arsimit dhe të përfshihet në tekstet shkollore propaganda kundër komunizimit. Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe vendimin për nxjerrjen jashtë qarkullimit të naftës brenda 2010-ës.