E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, gati për diskutime për koalicione zgjedhore

Partia Socialiste do të nisë diskutimet për koalicionet zgjedhore pas publikimit në fletorën zyrtare të Kodit Zgjedhor. Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami, bashkëpunimi i koalicionit të majtë është një temë e cila pret, pasi ngritja e KQZ-së, identiteti i listave dhe përcaktimi i mandateve zgjedhore në qarqe janë çështje të cilat kërkojnë vullnet për ti zgjidhur. Sipas tij, Partia Socaialiste do të tregojë një vemendje të veçantë përsa i përket zbatimit të Kodit Zgjedhor me përpikmëri. "Në këtë kuadër", tha ai, "vullneti politik i mazhorancës për zgjedhje me standarde do të jetë objekt i analizës së Partisë Socialste". Kodi Zgjedhor u miratua nga kuvendi ditët e fundit të vitit të shkuar. Ndërkohë që brenda pak ditësh pritet dekretimi i datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›