E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, 8 vjecari gjendet i plagosur me armë zjarri

KURBIN- Një fëmijë 8 vjecar është gjetur i plagosur me armë zjarri pranë një këndi lojrash pranë shkollës 9 vjecare në Fushë Milot, tw Kurbinit. Fëmija është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen. Fëmija është transportuar në gjëndje të rëndë në Spitalin ushtarak. NEWS24 raporton se fëmija ka plagë arme zjarri. Po hetohen dy pista, ajo aksidentale apo e qëllimshme. Policia ka nisur grumbullimin e provave në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe marrjen në pyetje të dëmshimtarëve si dhe të familjarëve të fëmijës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›