E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Levizja Studentore, shembi komunizmin

Azem ti je gjallë!
 

Me anë të kësaj thirrje, kreu i PD Sali Berisha ben thirje për ngjarjen më të madhe në historinë e lirisë së të drejtave të njeriut ndërsa kremton në Pallatin e Kongreseve 20 vjetorin e krijimit te Partisë Demokratike. Të dëshiruar për të realizur ëndrrën europiane, studentët në dhjetor të vitit 90-es nxitën demostrata, per të fituar lirine e shume pritur per te gjithe shqiptaret, ngjizjen e pluralizmit dhe ngritjen e te pares force politike. Kryeministri ndersa kritikoi sistemin komunist, e cilësoi atë si eksperimentin më të shëmtuar.
 

“Të rinjtë shqiptarë në dhjetor të vitit 90-të treguan trimëri të pashembullt, shembën murin e Berlinit duke mbushur ambasadat, e gjynjëzuar pushtetin, por jo të ndalonte marshin e qytetarëve ku në datën 8 dhjetor, me në krye Azem Hajdari, do të nisnin Lëvizjen e Dhjetorit, duke mbushur sheshet e qytetit dhe në datën 11 dhjetor do të themelonin partinë e parë pas pluralizmit” theksoi më tej Berisha.
 

Berisha në fund të fjalës se tij deklaroi se Shqiperia do të vijojë rrugetimin drejt konsolidimit te aspirates se saj evropiane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›