Tjetër trup i paidentifikuar në det
Një trup i pajetë është gjetur nga një peshkarexhë në orët e para të mëngjesit, rreth 3.5 milje larg nga bregdetit të Kavajës. Policia sqaron se trupi i pajetë është i seksit mashkull dhe është gjetur nga peshkarexha “Emiljana”, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ajo ka bërë të ditur se trupi nuk është identifikuar dhe po kryhen hetimet për shkaqet e vdekjes. Kufoma, e cila deri tani është ende e paidentifikuar, ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit. Ndërkohë që vazhdon kryerja e veprimeve procedurale nga shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë. “Ka qenë rreth orës 01:00 të së hënës kur peshkarexha “Emiljana”, gjatë kohës së peshkimit në zonën e derdhjes së Shkumbinit, rreth 3.5 milje larg nga bregu i detit, ka konstatuar një kufome të seksit mashkull, të moshës rreth 40 vjeç”, - thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.