Berisha:Mbështetje Kosovës për integrimin

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar në 2-vjetorin e pavarësisë së Kosovës se Shqipëria do jetë një mbështejtje e fortë jo vetëm në lobimin për njohjen e saj, por edhe në rrugën e përbashkët integruese. "Në këtë 2- vjetor që Kosova e feston me suksese të mëdha e të gjithanshme , i premtoj se Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje për të ndihmuar e për të kontribuar në njohjen ndërkombëtare të këtij shteti të lirë si dhe integrimin e të ardhmes tonë të përbashkët europiane", u shpreh Berisha. Kryeministri tha se me shpalljen e pavarësisë u faktua se ëndrra e shqiptarëve u bë realitet. "Kosova është sot vendi i qytetarëve të lirë. është vendi ku individë me prejardhje të ndryshme etnike jetojnë në harmoni", tha ai. Sipas Berishës, Kosova po ndërton institucione demokratike.
Deklarata e kreut të qeverisë u bë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Gazmend Pulaj me rastin e 2-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe ambasadori amerikan John Withers, zëvendëskyreministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta dhe personalitete të tjera të larta të vendit.