E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Mirënjohje e thellë për punën e diplomatit Dilja

Mirënjohje të thellë për punën e diplomatit të talentuar dhe intelektualin me formim të plotë. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në konferencën përkujtimore në kujtim të diplomatit Ljublin Dilja që u zhvillua në ambjentet e ministrisë së jashtme. Sipas Berishës Dilja përmbushi me dinjitet detyrat e tij si diplomat duke treguar forcën e karakterit të tij për të mposhtur sëmundjen. Ne shprehim mirënjohje të thellë për punën e tij të palodhur u shpreh Berisha. Diplomati Dilja u nda nga jeta në 1 shkurt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Vdekja e ish-ambasadorit erdhi pas një sëmundje të rëndë. Dilja lindi në Elbasan në 10 tetor të vitit 1957, ku kaloi edhe vitet e fëmijërisë. Shkollën e lartë ai e kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht. Pasi përfundoi shkollën, në vitin 1980, ai punoi fillimisht si mësues i gjuhës angleze. Më pas kreu disa kualifikime pasuniversitare për psikologji-pedagogji, si dhe kurse për diplomacinë në Shtetet e Bashkuara, në Britani e Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›