Të vazhdojnë reformat për arritjen e objektivave
10/02/2009 Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare
Për kryediplomaten helene përpara Shqipërisë shtrohen ende shumë sfida të rëndësishme
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit vlerësohen si shumë të rëndësishme e për pasojë do të monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish. Ministrja greke e Punëve të Jashtme Dora Bakojanis, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, ka deklaruar se ky institucion do të bëjë gjithçka që është e mundur për të dërguar sa më shpejt vëzhguesit sipas kërkesës së qeverisë shqiptare. Pas takimit që ajo pati me ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Lulëzim Basha, kryediplomatja greke ka vlerësuar vullnetin politik në vend për të plotësuar kriteret europiane dhe standardet për zgjedhje, si dhe për të vazhduar me reformat e nevojshme dhe në këtë drejtim. “Është një proces i vazhdueshëm, janë bërë hapa shumë konkretë. Ne do të dërgojmë vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet dhe unë ju siguroj se është në interes të të gjithëve në Shqipëri për të pasur zgjedhje të rregullta e të ndershme”, - ka thënë ajo. Për ministren greke Shqipëria luan një rol konstruktiv në rajon, por duhet të vazhdojë në rrugën e saj të reformave dhe të përqendrohet në përmirësimin e procesit zgjedhor për të arritur objektivat e integrimit euroatlantik. Sipas saj, Shqipëria ka bërë një progres të prekshëm gjatë këtyre 18 vjetve, por përpara vendit shtrohen ende shumë sfida, si reforma në gjyqësor dhe procesi zgjedhor, të cilat duhet të përmbushin standardet e OSBE-së. “Për të vazhduar në rrugën drejt integrimit euroatlantik, Shqipëria duhet të përparojë me reformat e saj në legjislacion dhe në gjyqësor si dhe në fushën e pronave, zgjedhjeve dhe administratës”, - deklaroi Bakojanis. Ndërsa në lidhje me ligjin e lustracionit ministrja e Jashtme greke tha se OSBE-ja i ka bërë tashmë të ditura shqetësimet e saj. Bakojanis theksoi se “zbatimi i ligjit do të ndiqet nga afër”.
Takimet
Ministrja Bakojanis gjatë vizitës së saj ka pasur takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Fillimisht ajo ka takuar ministrin e Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha, ku vlerësoi veçanërisht nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu mbështetjen e Greqisë për aspiratat europiane dhe euroatlantike të vendit tonë. Nga ana e tij ministri Basha ka parashtruar objektivin e politikës sonë të jashtme për marrjen e kryesisë së OSBE-së në vitin 2012. Ai kërkoi mbështetjen e Greqisë, në mënyrë që ky vendim të merret gjatë ministerialit të Athinës në dhjetor të këtij viti. Më pas ministrja greke ka takuar Kryeministrin Sali Brerisha, i cili garantoi angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe i kërkoi asaj të influencojë për të sjellë në Shqipëri sa më shumë vëzhgues. Ajo ka bërë një takim edhe me Presidentin e Republikës Bamir Topi, gjatë të cilit janë shprehu vlerësimet për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin frytshëm mes Shqipërisë dhe OSBE-së, duke vënë theksin në kontributin e vlefshëm që kjo organizatë ka dhënë për konsolidimin e institucioneve demokratike e forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë. Po ashtu Bakojanis është takuar edhe me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Pronat e shqiptarëve
Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë Dora Bakojanis ka deklaruar se shqiptarët që pretendojnë se janë pronarë të trojeve në tokën helene, mund t’i drejtohen drejtësisë së këtij vendi. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e saj shqiptar Lulëzim Basha ministrja Bakojanis ka nënvizuar se për çdo pretendim shtetasit shqiptarë mund t’u drejtohen gjykatave greke. Sipas saj, kjo është mënyra për të zgjidhur çështje të tilla.
Marrëveshja për varrezat
Përfaqësues të Shqipërisë dhe Greqisë kanë nënshkruar dje marrëveshjen “Mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare greke Kostantinos Tasoulas hodhën firmën për ngritjen e këtyre varrezave.
Pro liberalizimit dhe integrimit
Vendi fqinj mbështet liberalizmin e vizave për shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian. “Greqia mbështet procesin e liberalizimit të vizave, pasi për ne është shumë e rëndësishme që të rriten kontaktet njerëzore sa më shpejt të jetë e mundur”, - tha Bakojanis. Ajo u shpreh pozitivisht edhe për paraqitjen nga ana e Tiranës zyrtare të kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE. Për Bakojanis të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së.